MENU
klinika

Deri tani 15 të shoqëruar

Shtohen tensionet në protestën e punonjësve të transportit

24.06.2020 - 11:04

Protesta e punonjësve të Transportit është zhvendosur te “Ushtari i Panjohur”.

Mësohet se deri tani janë shoqëruar në polici 15 protestues.

Punonjësit e Transportit Publik janë të qartë në kërkesat e tyre në protestën e zhvilluar ditën e sotme.

Ato kërkojnë një pagë të dytë lufte prej 40 mijë lekësh, pasi ka qenë sektori më i goditur nga mbyllja për shkak të COVID-19, por edhe ndryshim të protokollit.

Sipas tyre, ky protokoll i ngarkon shoferin dhe fatorinon me përgjegjësi shtesë, që të mos kalohet kapaciteti prej 70% pasagjerësh dhe nëse janë të pajisur me maska