MENU
klinika

Nga Përparim Gjeka

Si do quhej sukses lufta kundër Covid-19 në Shqipëri?

13.06.2020 - 18:35

Shqiperia me as tre milione banore eshte sa nje lagje e qytetit Wuhan te KINES, qendra e nje province me 60 milione, (thuajse sa Italia) e cila u karantinua vetem per dy muaj. U hap dhe rifilloi jeta normale si ne gjithe pjesen tjeter te vendit 1.4 miliardesh vetem kur kurba e rasteve te reja po shkonte drejt zeros.
Cfare po ndodh ne kete lagje te varfer te Europes sot me Covid19?

Nuk ka as kurbe ne ulje (qe e siguron karantina), as rifillim te jetes normale ashtu si ne shumicen e vendeve te tjera te EUROPES. Me keq, punonjesit e spitaleve infektohen dhe spitalet behen qendra kryesore te perhapjes se virusit. Vetem keto fakte mjaftojne per te nxjerre perfundimin se manaxhimi i gjendjes ka qene katastrofe. Komplet linja e pergjegjesve direkt te manaxhimit deri te ministri i shendetesise dhe kryeministri jane per tu marre te pandehur per veprime dhe mosveprime kriminale per venie ne rrezik te jetes se punonjesve dhe qytetareve te pafajshem.

Ne Kine vertet u infektuan doktore e madje pati viktima mes tyre, por kjo ndodhi kur akoma nuk ishte indentifikuar virusi dhe rrezikshmeria e tij. Nese punonjesit e spitaleve dhe te gjithe ata qe hyjne ne spitale jane te pajisur me veshjet mbrojtese te duhura dhe gjithe procedurat profilaktike specifike te sjelljes ne spitale zbatohen dhe respektohen nga te gjithe, shansi i infektimit eshte ZERO, ZERO, ZERO.

Po si do duhej te manaxhohej kriza e coronavirusit ne nje vend aq te vogel sa vendi yne, me dendesi popullsie nen mesatare, me afer gjysmen e popullsise me banim ne zonat rurale dhe me qytete aq te vogla ?

1. Karantinim dhe mbyllje e hyrje- daljeve vetem per 28 dite i vetem kater pese qyteteve me te medha me raste te evidentuara me te shumta, TIRANA, Shkodra, Fieri, Durresi Vlora, si me riskun me te madh per perhapje. Pjesa tjeter e popullsise e lire.
2. IZOLIM dhe mjekim i te semureve dhe evidentim i te gjitha levizjeve te tyre duke arritur izolim ne banese per gjithe kontaktet e tyre, perfshire kontaktet e dyshuara.
3. Testim ne mase i popullsise i gjithe vatrave dhe territoreve te dyshuara si te prekura.
4. Gjate ketyre 28 diteve thuajse gjithe te infektuarit do ishin identifikuar duke ditur se do kishin kaluar 2 deri ne tre cilkle te transmetimit te virusit. Pas 28 ditesh hapje per gjithe vendin, por testim per te gjithe ata qe do donin te largoheshin nga zonat e karantinuara per ne ato te lira.
Me nje manaxhim rigoroz te ketyre masave per e shumta dy muaj vendi mund te kishte shkuar drejt zeros, si shume shtete te tjera te vogla, nje shembull i mire eshte Zelanda e Re , i pari vend qe u pastrua plotesisht brenda dy muajve.

Nje kryeminister ekonomist do kishte bere kete llogari: 3 milion teste te blera dhe pajisjet me te mira mbrojtese per personelin mjekesor gjithe-gjithe kushtojne deri 50 milion dollare. Humbja nga taksat e pambledhura per vete qeverine per tre muaj dhe shkaterrimi i ekonomise per tre vitet qe vijne (e pakta) si pasoje e goditjes se marre keto tre muaj jane ne rendin e miliarda dollareve. Kjo eshte llogaria qe ka bere qeveria e suksesit 10 here me mire se Gjermania 80 milioneshe; nuk harxhoi 50 milion dollare per mbrojtje, humbi 5 miliard dollare per shkaterrim …