MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si ta kuptoj që po më zhvillohet apendisiti?

01.06.2020 - 09:16

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Kam dhimbje në anën e djathtë të barkut. Si ta kuptoj që po më zhvillohet apendisiti?

Mjeku: Dhimbje e papritur që fillon në anën e djathtë të poshtme të abdomenit
Dhimbje e papritur që fillon rreth legenit dhe shpesh kalon në anën e djathtë të poshtme të abdomenit
Dhimbje që përkeqësohet nëse kolliteni, ecni apo bëni lëvizje të tjera
Të përziera dhe të vjella
Humbje e oreksit
Temperaturë e ulët që mund të rritet nëse sëmundja përparon
Kapsllëk ose diarre
Fryrje abdominale
Gazra
Vendi i dhimbjes mund të ndryshojë në varësi të moshës së personit dhe pozicionit të apendiksit. Tek gratë shtatzëna, dhimbja mund të duket sikur vjen nga pjesa e sipërme e ambdomenit sepse apendiksi është më lart gjatë shtatzënisë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.