MENU
klinika

Aplikuan mbi 700 biznese

Sot afati i fundit i aplikimit për garancinë e parë sovrane

20.06.2020 - 12:37

Sot është afati i fundit i aplikimit për garancinë e parë sovrane. Afati fillestar kur do të mbylleshin aplikimet për garancinë sovrane për pagat e punonjësve deri në 3 muaj ishte data 29 maj.

Fillimisht garancia sovrane ishte me normë interesi 2.85% por më pas u mor përsipër nga shteti interesi, dhe biznesi tashmë do të shlyejë vetëm vlerën e marrë kredi pa normë interesi, brenda 2 viteve.

Por Ministria e Financave duke konsideruar faktin që kishin mbetur edhe mbi 5.1 miliardë lekë pa lëvruar, në mënyrë që të ketë sa më shumë përfitues, vendosi të shtyj afatin.

Në total që në miratimin e garancisë së parë sovrane në vlerën e 11 miliardë lekëve në muaj aplikuan mbi 700 biznese.

Bizneseve në vështirësi iu dha mundësia që të merrnin kredi për pagat e punonjësve por në asnjë rast vlera mujore bruto e pagës për punonjës nuk duhet të ishte më e lartë së 150 000 lekë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Qeveria garanton 60% të principalit të çdo huaje

Garancia sovrane 2/ Denaj: Afat shlyerje deri në 5 vjet

Intervista/ Situata ekonomike dhe zgjidhjet

Civici: Të shtyhet një vit shlyerja e kësteve të kredive

"Garancia e dytë po ecën me ritme të ngadalta"

Bankat në Shqipëri ‘ngrijnë’ 2 mld euro deri në gusht


BSH: Vrulli i shtrenjtimeve ka ndalur

Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

328 mln euro të ardhura më shumë se shpenzimet

Paketë e re mbështetjeje për shtresat në nevojë?

Një problem shqetësues po shfaqet në gjithë Europën)

Korrupsioni, Kosova shumë më mirë se Serbia dhe Shqipëria