MENU
klinika

Atentati ndaj prokurorit/ Kërcënon babai i shoferit të vrarë

“SPAK të arrestojë autorin tjetër ose do e marr vetë gjakun e tim biri”

19.06.2020 - 10:27

Pak muaj pas atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoji, ku mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku, babai i këtij të fundit kërkon drejtësi.

Babai i Malokut i ka bërë thirrje SPAK që të hetojë dhe t’i sqarojë se pse iu vra djali. “Im bir 2 muaj pune si shofer i prokurorit Ndoj. Prokuroria ka videot e ngjarjes dhe nuk arreston atentatorin tjetër. Prokuroria te veproje ndryshe do e marr vete gjakun e tim biri.”, tha Genc Maloku, babai i të riut. Ai mes të tjerash tregoi se kishte takuar deputetin e opozitës Halit Valteri dhe i kishte treguar kamerat e sigurisë.

“Unë kam videot dhe i kërkova ndihme deputetit Valteri qe te ngrejë zërin. Videot i kam siguruar privatisht, SPAK te veproje”,- pohoi ai.

Atentati u bë më 1 nëntor të vitit 2019, ku prokurori Ndoji lëvizte në makinë me Pëllumb Muharremin, i njohur si Rrumi i Shijakut, dhe që është një personazh i njohur i botës së krimit, si dhe shoferin e tij, Andi Maloku, që ndërroi jetë në spital.