Të kuptosh nëse dëmet në mushkëri dhe ato kardiake të shkaktuara nga Covid-19 janë të përhershme dhe cilat janë mekanizmat biokimikë në bazë të këtyre efekteve. Ky është synimi i një studimi europian, i kryesuar kryesisht nga studiues francezë dhe italianë. Ndër komplikimet kardiovaskulare të infeksionit nga koronavirusi janë sindromat e koronares akute, tromboembolia pulmonare, miokarditi dhe efekte të mundshme aritmie të trajtimit mjekësor.
“Një pikë e nxehtë është ajo e efekteve në kohë të gjatë te personat që e kanë kaluar infeksionin. Fatkeqësisht, nuk është ende e qartë nëse ka dëme të përhershme për mushkëritë, zemrën dhe probleme vaskulare”, -tha profesor Alessandro Maloberti.
Nevoja e kërkimeve për efektet në kohëzgjatje shty studiuesit të krijonin grupin e hulumtimit për Covid, që do të mbledhë të dhëna mbi rreth 1000 të sëmurë me koronavirus të ndjekur në spital. Ekspertët po studiojnë mekanizmat biokimikë për dëmet kardiovaskulare, ndërmjetësit e inflamacionit dhe rolin e proteinës Spike, që i hap rrugë virusit të hyjë në qelizat njerëzore.
“Që nga fillimi i pandemisë ishte e qartë se sa pak informacione ishin të disponueshme dhe cilat ishin të nevojshme, sidomos nëse në muajt e ardhshëm do të ketë një valë të dytë”, tha Maloberti.
Studiuesit do të vlerësojnë rrahjet e zemrës si një shënues të rregullimit kardiak nga sistemi nervor qendror dhe ndryshimet e tij në shtrimin në spital dhe ndjekjen e mëvonshme, si dhe përgjigjen e sistemit kardiak dhe vaskular ndaj citokinës dhe stuhisë inflamatore të përcaktuar nga infeksioni, i cili mund të shkaktojë ngurtësim të enëve dhe indeve të zemrës.