MENU
klinika

Ish-deputeti i PD: Pandemia do të nxisë emigrimin e mjekëve

“Të merren masa për të parandaluar ‘hemorragjinë e mjekëve”

23.06.2020 - 19:30

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia nëpërmjet një shënimi në facebook thotë se pandemia Covid-19 se në vende si Shqipëria, pandemia do të nxisë largimin e mjekëve drejt perëndimit.

Teksa thekson se kjo do të dobësonte shumë sistemin tonë shëndetësor, Spahia thotë se duhet të merren urgjentisht masa për të ndaluar atë që ai e ka quajtur ‘hemorragjia e mjekëve’.

Reagimi i plotë:

Sipas të dhënave nga Forumi Ndërkombëtar Ekonomik i Vjenës, pandemia Covid-19 do nxisë emigrimin e mjekëve nga vendet si Shqipëria drejt perëndimit për shkak të mangësive që u identifikuan në sistemin shëndetësor në vendet e zhvilluara nga sfida me këtë pandemi.

Sipas këtyre të dhënave, 772 mjekë janë larguar nga vendi ynë në periudhën 2012-2017, ndërsa shifrat e tre viteve të fundit, ende në proces matjeje janë më të larta. Duke patur parasysh se në një vit diplomohen më pak se 200 mjekë në Fakultetin e Mjekësisë, shifra e të larguarve është e konsiderueshme. Nevojat e vendeve të zhvilluara për personel shëndetësor, pagesat dhe kushtet shumë më të mira të punës, do tërheqin interesin e mjekëve tanë. Eshtë koha që të merren masa, duke hartuar strategji për të parandaluar një hemoragji mjekësh që do dobësonte ndjeshëm kapacitetet e sistemit tonë shëndetësor për t’i shërbyer pacientëve.

PD dhe kryetari Lulzim Basha e ka në vëmendje këtë situatë dhe me ardhjen në pushtet, rrogat e mjekëve do nisin nga 1200 euro, ndërsa ato të infermierëve nga 700 euro.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN