Në momentin kur James u ngjit në fluturimin që do e çonte nga Libia në Nigeri në fund të vitit 2018, ai i kishte mbijetuar përmbysjes së një anije në Mesdhe, kishte udhëtuar në gjysmën e shteteve Afrikane, i kishin qëlluar me armë dhe ishte abuzuar e torturuar për dy vite në qendrat e paraburgimit të Libisë.
Në 2020, i kthyer në shtëpinë e tij në Qytetin Benin të Shtetit Edo, James u dëbua nga shtëpia e tij pasi nuk kishte mundësi të paguante qiranë dhe tani fle në dyshemenë e dyqanit të tij ku punon si berber.
Familja dhe miqtë e tij i kanë kthyer kurrizin pasi nuk ia doli të mbërrijë në Europë.
“Nuk ka kurrfarë gëzimi që je kthyer. Nuk duket sikur i intereson njeriu për ty. U ktheve duarbosh”, tregon ai për Euronews.
James ishte një ndër 81 mijë emigrantët afrikanë të kthyer në shtëpitë e tyre me ndihmën e Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) me fondet e BE-së, si pjesë e Iniciativës së Përbashkët pre 357 milionë eurosh. Përveç sigurimit të një vendi për t’u kthyer, emigrantëve iu premtohet edhe para në dorë, mbështetje dhe këshilla për t’i lejuar që të riintegrohen në vendet e tyre në momentin e kthimit.
Por një hetim i Euronews në 7 kombe afrikane ka zbuluar dështimin masiv të programit, i konsideruar si një nga programet kryesore të BE-së për ndalimin e emigrantëve që përpiqen të mbërrijnë në Europë.
Dhjetëra emigrantë që kanë qenë pjesë e programit thanë për Euronews se nuk kanë pasur asnjë mbështetje kur janë kthyer. Edhe ata që morën mbështetje financiare, si për shembull James, thanë se ishte i pamjaftueshëm.
Shumë të tjerë po konsiderojnë ta provojnë edhe një herë rrugëtimin drejt Europës, sapo t’iu vijë rasti.
“Nuk ndihem sikur i përkas këtij vendi”, thotë James. “Nëse më vjen mundësia, do e bëj. Do largohem”.
Nga 81 mijë emigrantët që janë kthyer që nga 2017, pothuajse 33 mijë janë kthyer me avion në Libi, shumë prej të cilëve kishin vuajtur në qendra paraburgimi nga abuzimi dhe dhuna në duar e trafikantëve, milicisë dhe bandave kriminale. Kushtet janë aq të rënda në vendet e Afrikës së Veriut saqë programi është quajtur Kthimi Vullnetar Humanitar (VHR) dhe jo programi i Kthimit Vullnetar i Asistuar (AVR) si gjetkë në Afrikë.
Mohi, një 24-vjeçar i cili ka qëndruar 3 vite në Libi, e pranoi ofertën për kthimin në shtëpi me avion në 2019. Por kur mbërriti, paketa e ri-integrimit të tij nuk u materializua kurrë. “Asgjë nuk na kanë dhënë, vazhdojnë të na thonë nesër”, tha ai për Euronews nga Darfuri i Veriut në Sudan.
Mohi nuk është i vetmi. Vetë statistikat e IOM për të kthyerit në Sudan zbulojnë se vetëm 766 nga mbi 2 mijë kanë marrë mbështetje ekonomike. Ata fajësojnë inflacionin e lartë dhe mungesën e mallrave dhe parave në treg.
Por Kwaku Arhin-Sam, drejtori i Institutit Friedensau për Vlerësimi, i cili merret me vlerësimin e projekteve të zhvillimit, thotë se gjysma e programeve të ri-integrimit të IOM dështojnë.
“Shumica e personave janë të humbur pas disa ditësh”, thotë ai.
Dy të tretat e emigrantëve nuk e plotësojnë programin e ri-integrimit
Vetë IOM e ul edhe më shumë këtë vlerësim: Agjencia e OKB-së i tha Euronews se deri më tani vetëm një e treta e emigrantëve që kanë marrë asistencën e ri-integrimit e kanë plotësuar procesin. Një zëdhënës tha se iniciativa e përbashkët është një proces vullnetar, “emigrantët mund të vendosin të dalin prej tij kur të duan, ose të mos hyjnë fare”.
Ai tha se riintegrimi i emigrantëve pasi kthehen në shtëpi është përtej mandatit të organizatës dhe se “kërkon lidership të fortë nga autoritetet kombëtare”, si dhe “kontribute aktive në të gjitha nivelet e shoqërisë”.
Nga maj 2017 në shkurt 2019, IOM ka ndihmuar mbi 12 mijë njerëz të kthehen nga Nigeria. Prej tyre, 9 mijë ishin të kontaktueshëm pasi ishin kthyer në shtëpi, 5 mijë kishin marrë trajnime biznesi dhe 4.300 kishin marrë “mbështetje riintegrimi”.
Por shifra e njerëzve të klasifikuar sikur e kishin plotësuar programin e asistencës së riintegrimit ishte vetëm 1,289 dhe hulumtimi nga Jill Alpes, ekspert emigracioni dhe hulumtues i asociuar në Qendra Nijmegen për Kërkime Kufijsh zbuloi se sondazhi për të kontrolluar efikasitetin e këtyre paketave ishte kryer vetëm tek 136 të kthyer.
Ndërkohë, një studim i Harvadit mbi të kthyerit nigerianë nga Libia vlerëson se 61.3 % të anketuarve nuk ishin në punë pasi kthimit të tyre dhe një tjetër 16.8 për qind kishin punuar vetëm për një periudhë të shkurtër kohore, jo mjaftueshëm për të gjeneruar një burim të qëndrueshëm të ardhurash.
Komisioneri Europian për çështjet e brendshme Ylva Johansson pranoi për Euronews se “kjo fushë kërkon përmirësim”. Johansson tha se ishte shumë herët për të thënë se cilat mund të jenë këto përmirësime, por shtoi se BE ka një marrëdhënie të mirë me IOM.
Më poshtë, Arminata, e cila ka jetuar për tre vite në kampet e Kamerunit.
Sandrine, Rachel dhe Berline nga Kameruni pranuan të hipnin në bordin e fluturimit të IOM nga Misrata në Libi drejt Jaundes, kryeqytetit të Kamerunit në shtator 2018.
Në Libi, ato kishin rënë pre e dhunës dhe abuzimeve seksuale dhe kishin vënë në rrezik jetën e tyre në një tentativë për të kaluar Mesdheun. Gjatë atij rasti, ato ishin kapur nga rojet bregdetare libaneze dhe ishin kthyer në Libi.
Kur u kthyen në vendlindje, Berline dhe Rachel thanë se nuk morën asnjë lloj mbështetje nga IOM. Sandrinës iu dhanë rreth 1,373 euro për të paguar për arsimimin e fëmijëve të saj dhe për të nisur një biznes të vogël, gjë e cila nuk zgjati shumë.
“Shisja pula në rrugët e Jaundes, por projekti nuk shkoi mirë dhe e lashë”, tregon ajo.
Sandrine, nga Kameruni, kujton momentin kur lindi në një qendër paraburgimi në Tripoli nën zhurmën e armëve të zjarrit.
Të treja thonë se nuk e kishin idenë se ku do të flinin kur të ktheheshin në Kamerun dhe se nuk kishin para as për të marrë familjarët e tyre për t’i informuar për udhëtimin e tyre.
“Ne u larguam dhe kur u kthyem gjetëm të njëjtën situata, ndonjëherë edhe më keq. Prandaj njerëzit vendosin të largohen sërish”, rrëfen Berline.
Në nëntor 2019, më pak se 3.514 emigrantë nga Kameruni që morën një lloj këshillimi nga IOM u raportuan si “efektivisht të integruar”.
Seydou, një i kthyer nga Mali, mori para nga IOM për të paguar qiranë për 3 muaj dhe faturat mjekësore për gruan e tij të sëmurë. Atij iu dha gjithashtu trajnim për biznes dhe një motoçikletë për shërbime taksi.
Në Mali ai bën rreth 15 euro në ditë, krahasuar me mbi 1.300 euro që i dërgonte familjarëve të tij kur punonte në mënyrë të jashtëligjshme në Algjeri,
Për momentin ai po përpiqet të marrë vizë për t’iu bashkuar vëllait të tij në Francë.
Seydou është ndër të paktit nga Mali me fat. Një hulumtim i Alpes, botuar nga “Brot für die Welt” (agjenci ndihme e Kishës Protestante në Gjermani) dhe “Medico International”, zbuluan se vetëm 10 për qind e emigrantëve të kthyer në Mali kishin marrë mbështetje nga IOM.
Ndërkohë, IOM pretendon se 14.879 qytetarë nga Mali kanë nisur procesi e riintegrimit, por shifrat nuk tregojnë sesa prej tyre e kanë përfunduar atë.
Stigmatizimi i kthimit
Në disa raste, paratë që emigrantët marrin përdoren të financuar një tjetër përpjekje për të mbërritur Europë.
Në një rast, një duzinë njerëzish që kishin arritur në Europë e më pas ishin kthyer në shtëpi, u zbuluan mes të mbijetuarve në rrënojat e një varke që ishte nisur për në Ishujt Kanarie në 2019. “Ata u kthyen dhe vendosën të merrnin përsipër rrugën sërish”, thotë Laura Lungarotti, shefja e misionit të IOM në Mauritani.
Safa Msehli, zëdhënëse e IOM, tha për Euronews se nuk mund t’i parandalojë individët nga tentativa për të shkuar sërish në Europë, pasi janë kthyer.
“Është në duart e tyre për të vendosur nëse duan të emigrojnë apo jo dhe në programin e tij IOM nuk e ka në plan që të ndalojë njerëzit që të largohen sërish”, tha ajo.
Çfarë është IOM?
Nga 2016, IOM u kthye në Agjencinë e OKB për Emigracionin dhe buxheti i saj prej 213 milion eurosh në 1998 u tetë-fishua duke kaluar 1.7 miliardë euro në 2019. Edhe pse nuk është pjesë e OKB, IOM konsiderohet si një organizatë e lidhur me OKB, me një marrëdhënie të ngjashme si me kontraktuesit privat.
BE dhe vendet anëtare janë së bashku kontribuuesit më të mëdhenj të buxhetit të IOM, duke përbërë rreth gjysmën e fondeve operacionale.
IOM ka prirje të postojë rastet e suksesit të programit të kthyerve në faqen e tyre të internetit, duke përfshirë rastin e Khadeejah Shaeban, sudanezit të kthyer nga Libia që hapi një dyqan rrobaqepësie.
Si funksionon procesi i ndihmës për riintegrim:
Emigrantët ngjiten me vullnetin e tyre në avionët e IOM për t’u kthyer në vendet e tyre
Ata kanë të drejtë e këshillimit para dhe pas udhëtimit
Çdo “i kthyer” ka të drejtën e asistencës nga zyrat vendore dhe OJF-të lokale
Ndihma e pritjes pas mbërritjes përfshin pritjen në aeroport, akomodimin gjatë natës, grante për nevoja të menjëhershme, ndihmë mjekësore, ndihmë për transportin dhe asistencë materiale
Me të mbërritur, emigrantët regjistrohen dhe shkojnë në një strehë të përkohshme kur qëndrojnë deri sa marrin pjesë në seancat e këshillimit me stafin e IOM. Intervista individuale duhet t’i shërbejnë emigrantëve për të identifikuar nevojat e tyre. Emigrantët në gjendjen më të vështirë marrin asistencë shtesë, të përshtatura për rrethanat e tyre specifike.
Asistenca zakonisht nuk përfshin para, por konsiston në kurse sipërmarrje, trajnime për aftësim profesional; panaire pune; sesione këshillimi; ndihmë për të themeluar mikro-biznese, megjithatë në rastet më të vështira jepet edhe mbështetje financiare për të mbuluar shpenzimet e përditshme dhe nevojat mjekësore.
Çdo paketë përfshin monitorimin dhe vlerësimin e aktiviteteve për të shikuar efikasitetin e programeve të riintegrimit.
Emigrantët nga Afganistani dhe Jemini janë kthyer nën këtë program si dhe nga Somalia, Eritreja dhe Sudani i Jugut, përkundër faktit se këshillat e udhëtimit të lëshuara nga vendet e BE dekurajojnë çdo udhëtim në këto vende.
Sipas ligjit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut, parimi i ‘mos-ribotimit’ garanton që askush të mos kthehet në një vend ku ata do të përballeshin me tortura, trajtim mizor, çnjerëzor ose degradues ose dënim dhe dëm tjetër të pariparueshëm. Ky parim vlen për të gjithë emigrantët në çdo kohë, pavarësisht nga statusi i migracionit.
IOM argumenton se procedurat ekzistojnë për të informuar emigrantët gjatë të gjitha fazave të para-nisjes, përfshirë edhe për rastet e cenueshme, duke shpjeguar se çfarë mbështetje mund të sigurojë organizata pasi të kenë zbarkuar.
Udhëzimet e UNHCR për Mbrojtjen Ndërkombëtare konsiderojnë se gra ose të mitur të trafikuar mund të kenë pretendime të vlefshme për statusin e refugjatit, dhe rrezikojnë përndjekjen gjatë kthimit të tyre në Nigeri, përfshirë rrezikun e ri-trafikimit.
Vullnetarizmi i dyshimtë i operacioneve të kthimit gjendet gjithashtu edhe në Nigerin fqinj, vendi me numrin më të madh të emigrantëve të ndihmuar nga IOM dhe që mbrohet si kufiri i ri jugor evropian.
Në vitin 2015, Nigeri u bë i gatshëm të luftojë migracionin në këmbim të rimbursimit nga BE-ja, por qindra mijëra emigrantë vazhduan të largohen përmes rrugëve të shkretëtirës e drejt veriut, ndërsa biznesi i trafikimit vazhdon të lulëzojë.
Sipas Këshillit Europian për Refugjatët dhe Mërgimtarët, mesatarisht 500 njerëz janë dëbuar nga Algjeria në Niger çdo javë, në shkelje të ligjit ndërkombëtar.
Policia algjeriane ndalon, identifikon dhe transporton emigrantët në të ashtuquajturën “pika zero”, 15 km larg kufirit me Nigerin. Nga atje, gratë emigrante, fëmijët dhe burrat detyrohen të ecin në shkretëtirë për rreth 25 kilometra për të arritur në vendbanimin më të afërt.
“Ata arrijnë në një pikën kufitare të IOM (Assamaka) në kushte të tmerrshme, duke përfshirë gra shtatzëna me hemorragji e nën tronditje të plotë,” vuri në dukje Felipe González Morales, Raportuesi Special i OKB, pas vizitës së tij në tetor 2018.
Alpes, në Qendrën Nijmegen për Kërkime Kufitare, beson se këto dëbime janë thelbësore për të kuptuar pse emigrantët pranojnë të kthehen nga Nigeri. Shpesh të vendosura gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit të IOM-it në shkretëtirë, emigrantëve iu mbeten pak zgjedhje përveç se të pranojnë ndihmën e organizatës dhe ofertën pasuese të riatdhesimit.
Morales, Raportuesi Special i OKB, duket se është dakord. Ai vuri në dukje se “shumë prej emigrantëve që janë regjistruar në programin e Kthimeve Vullnetare të Asistuara janë viktima të shkeljeve të shumta të të drejtave të njeriut dhe kanë nevojë për mbrojtje bazuar në ligjet ndërkombëtare”, dhe për këtë arsye nuk duhet të kthehen.
“Fakti që Fondi i Mirëbesimit i Bashkimit Europian siguron mbështetje financiare për IOM kryesisht për të sensibilizuar dhe rikthyer emigrantët në vendet e tyre të origjinës, edhe kur vullneti i tyre në shumë raste është i diskutueshëm, komprometon qasjen e tij të bazuar në të drejta për bashkëpunimin e zhvillimit”, shkroi ai.
Mungesa e kontrollit
Loren Landau, profesori i migracionit dhe zhvillimit në Departamentin e Zhvillimit Ndërkombëtar në Oksford, argumenton se ka mungesë të një kontrolli të pavarur mbi punën e IOM-it.
“Ka shumë pak hulumtime të pavarura dhe shumë raporte, por ato janë të gjitha raporte të IOM. Ata kanë porositur vlerësimin e tyre për vite me radhë,” thotë ai.
Ndërkohë, Arhin-Sam, specialist i vlerësimit të programit të zhvillimit, vë në dyshim përgjegjshmërinë e strukturës në tërësi, duke argumentuar se institucionet dhe agjencitë vendore varen financiarisht nga IOM.
“Kjo ka krijuar varësi të nivelit të lartë për agjencitë kombëtare që duhet të vlerësojnë punën e agjencive ndërkombëtare si IOM: ato nuk mund të jenë kritike për IOM. Atëherë, çfarë bëjnë ata? Ata vazhdojnë të thonë se IOM po punon mirë në raportet e tyre. Në këtë mënyrë, IOM mund të shkojë në BE dhe të thotë që gjithçka po shkon mirë ”
Sipas Arhin-Sam, OJQ-të lokale dhe agjencitë që ndihmojnë të kthyerit “janë në një konkurrencë shumë të rrezikshme mes njëri-tjetrit” për të marrë sa më shumë punë nga agjencitë e OKB-së dhe të vlerësohen mirë prej tyre.
“Nëse IOM është duke punuar me një OJQ lokale, nuk mund të punojë me UNHCR. Ata e konsiderojnë veten me fat që financohen nga IOM dhe për këtë arsye nuk mund ta kritikojnë atë, “tha ai.”
BE merr pjesë si vëzhguese në të dy organet vendimmarrëse të UNHCR dhe IOM, pa të drejtë vote, dhe të gjitha vendet anëtare të BE-së janë gjithashtu anëtare të IOM.
“Financuesi më i madh i IOM është BE dhe ata duhet të dorëzojnë kërkesat e klientit të tyre. Kjo e bën partneritetin shumë të diskutueshëm “, shtoi Arhin-Sam.
“Kur zyrtarët europianë zbresin për të vlerësuar projektet, ata kontrollojnë nëse gjithçka e shkruar në propozim është çuar deri në fund.
“Por nëse kjo pasqyron vullnetin e njerëzve dhe vështirësitë e realitetit në terren, kjo është një histori më vete”.
Një marrëdhënie abuzive
“Shtetet e Afrikës nuk janë domosdoshmërish pro emigrantëve”, thotë Landau. “BE ka blerë shtete me marrëveshje bilaterale. Nëse ata qëndrojnë kundër BE-së, ata do të humbasin ndihmën e huaj. Përkundër gjuhës së partneritetit, është e qartë se marrëdhënia midis BE-së dhe shteteve afrikane është si një marrëdhënie abuzive, ku njëri partner varet nga tjetri “.
Studiuesit tregojnë se ndërsa kthimet nga Libia ofrojnë një rrugë të rëndësishme shpëtimi nga situata ekstreme për emigrantët, ata nuk trajtojnë çështjen pse shkuan në Libi në radhë të parë.
Kthimet Vullnetare nga Libia
Një studim i aktivistit humanitar libian, Amera Markous, argumenton se emigrantët dhe refugjatët nuk mund të bëjnë vlerësime të informuara nëse duhet të kthehen në vendet e tyre kur janë në pozita shqetësuese – siç është të qenit në një qendër paraburgimi në Libi.
“Si siguroheni që ata po largohen sepse duan të ikin, ose thjesht sepse janë të dëshpëruar dhe IOM po u jep atyre këtë alternative të vetme?” tha Markous.
Ashtu si dhe abuzimi, stresi dhe mungesa e kujdesit mjekësor mund të ndikojnë në vendimin e emigrantëve për t’u kthyer. Jean-Pierre Gauci, bashkëpunëtor i kërkimit shkencor në Institutin Britanik për Ligjin Ndërkombëtar, beson se në qendrat e paraburgimit, ata që i administrojnë këto qendra mund të ushtrojnë presion ndaj një emigranti të ndaluar për t’u regjistruar në program.
Ekziston një situatë e pozitës së pushtetit, e perceptuar apo aktuale, që mund të pengojë miratimin efektiv dhe vërtet të lirë”, argumentoi ai.
Si përgjigje, IOM argumenton se programi VHR është sipas vullnetit, emigrantët mund të ndryshojnë mendimin e tyre për t’u kthyer para fluturimit dhe të qëndrojnë.
“Nuk është e pazakontë për emigrantët që janë të gatshëm të udhëtojnë, me bileta ajrore dhe dokumente udhëtimi, që të ndryshojnë mendimin e tyre dhe të qëndrojnë në Libi,” tha ajo.
Por Landau argumenton se nisma BE-IOM nuk është krijuar duke pasur në mendje jetën e emigrantëve.
Qëllimi këtu nuk është t’i bësh të lumtur emigrantët apo t’i riintegrosh ata, por të shpëtosh prej tyre në një mënyrë të pëlqyeshme për europianët,” tha ai.
Nëse duke “punuar” nënkuptojmë: të heqësh qafe këta njerëz, atëherë projekti po punon për BE-në. Është një lloj pazari. Ai nuk ka për qëllim zgjidhjen e shkaqeve thelbësore të migrimeve, por krijon një justifikim për këto lloj dëbimesh.”
Ky hetim pasohet nga dy studime të rasteve, të publikuara të shtunën dhe të dielën, duke treguar historitë e shumë prej atyre që morën pjesë në skemë.