MENU
klinika

Shpërthim edhe në institucione shtetërore

‘Në spital edhe 20-vjeçarë’, mjekët në Kosovë të shqetësuar

18.06.2020 - 07:50

Në Klinikën Infektive në QKUK ne Kosove janë të shtruar pacientë të të gjitha moshave, të prekur me koronavirus. Infektologu Shemsedin Dreshaj tha se ka pacientë nga mosha 20 vjeç deri në moshën 80 vjeçare.

Infektologu i  QKUK-së, Dreshaj gjithashtu deklaroi se në këtë klinikë si pasojë e COVID-19, nuk ka asnje grua shtatzënë te shtruar.

Duke folur për Klan Kosova lidhur me kapacitetet e Klinikës Infektive për përballimin e COVID-19, ai tha se nëse ngarkohen resurset përtej mundësisë së përballimit, atëherë janë profesionet tjera mjekësore që do të kycen në asistencë.

 ”Nëse ngarkohen resurset përtej mundësisë së përballimit, atëherë janë profesionet tjera mjekësore, të cilët do të kyqen në asistencë. Mjekësia mund të durojë si ka duruar me vite të tëra. Me vite të tëra shumë pandemi dhe epidemi i kemi tejkalu. Mendoj që edhe këtë pandemi do ta tejkalojmë e do të dalim faqebardhë. Ajo çka është për tu brengosur është një mosrespektim i masave nga popullata e gjerë: përdorimi i maskave dhe distance. Fatkeqësisht kemi disa raste që na kanë shpërthyer nëpër institucione shtetërore. Nëse dilni në shëtitore të rrallë janë personat që bartin maskën e të rrallë janë po ashtu ata që gjenden në lokale përbrenda. Në Klinikën Infektive janë të shtruar pacientë të të gjitha moshave, nga mosha 80 vjeçare e deri tek mosha 20 vjeçe”, tha ai.
Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!