26.06.2020 - 09:47
Qindra banorë të Vorës kanë dalë në protestë para Bashkisë duke kundërshtuar shembjen e 12 pallateve dhe rreth 70 shtëpive private.
Objektet e targetuara për t’u shembur janë ato që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit, por banorët shprehen se disa prej tyre nuk janë shpallur të pabanueshme dhe nuk kanë pse të shemben.
Aksioni i bashkisë për shembjen e tyre është ndërmarrë në kuadër të rindërtimit të zonave të prekura nga tërmeti i nëntorit.
Sakaq, banorët kanë protestuar edhe dje, ndërsa sot e kanë ditën e dytë të protestës.