22.06.2020 - 09:40
Presidenti Hashim Thaçi deklaroi se bashkimi i shqiptarëve në Preshevë e dha rezultatin e tij.
Në një mesazh në ‘Facebook’ Thaçi pohoi se ata do të kenë më shumë deputetë që do të ngrehin zërin për të drejtat e shqiptarëve atje.
“Bashkimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës e dha rezultatin e tij. Ata tashmë do të kenë më shumë deputetë që do ta ngrehin zërin për të drejtat e shqiptarëve atje.
Bashkërendimi i veprimeve politike jep gjithmonë rezultate dhe Alternativa Demokratike Shqiptare është shembull i mirë për t’u ndjekur nga bashkëkombësit tanë kudo që jetojnë”,- ka shkruar Thaçi.