MENU
klinika

Kriza Covid-19

Transportit publik i paralizuar/ Protokolli i sigurisë i pazbatueshëm

15.06.2020 - 10:14

Sektori i transportit mund të konsiderohet më i godituri nga kriza, pasi vazhdon të jetë ende i paralizuar dhe humbjet janë në rritje.

Për periudhën mars-prill-maj, humbjet për transportin urban ishin 9 milionë euro siç pohuan më herët përfaqësues të shoqatës të transportit. Efektet e krizës janë shtrirë edhe te transporti ndërqytetas, i cili ka paralajmëruar falimentim të operatorëve nëse qeveria nuk ju mundëson lehtësi fiskale.

Për shkak të krizës, kompani me eksperiencë në tregun e transportit ndërkombëtar të udhëtarëve, janë duke mbyllur aktivitetin.

Transporti, informacioni dhe komunikacioni gjeneron vende pune për 38 mijë persona, nga të cilat 14 mijë janë vetëm në transport, që muajt e fundit ka qenë tërësisht i paralizuar.