MENU
klinika

Emri dhe detaje nga ngjarja e rëndë

U ekzekutua në mes të Tiranës, ja kush është viktima

11.06.2020 - 22:06

Një person është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e sotme.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Komuna e Parisit”, pranë Qendrës Kristal.

Zona është rrethuar nga forca të shumta policie, ndërsa burimet paraprake nga policia flasin për një ekzekutim me silenciator. Sipas informacioneve i ekzekutuari eshte Hekuran Billa. Billa nuk është një emër i panjohur për policinë.

Në vitin 2008, kur ishte vetëm 28 vjeç, ai qëlloi në kokë me armë zjarri Prel Markun, në një klub shqiptarësh në Londër. Ndërkohë që më herët ishte akuzuar për tre akuza për tentativë vrasje, fillimisht me burgim të përjetshëm dhe më pas të ulura në 34 vite.

Billa thuhet se pas vrasjes së Prel Markut u arratis në Danimarkë, por policia e gjurmoi dhe u dënua për vrasje dhe dy tentative vrasje dhe plagosjen e Musa Rrahmanit. Viktima ka ndryshuar dhe emrin për shkak të krimit në Angli.

Ai është dënuar në Britaninë e Madhe para 12 vitesh për vrasjen e 22-vjeçarit shqiptar Preng Marku, ndërsa kishte lënë burgun vetëm një vit më parë. Ai ishte kthyer në Shqipëri dhe kishte një biznes makinash me qera në zonën e Qytetit Studenti.

Nga hetimi gjyqësor i kërkesës, e cila është në juridiksionin dhe kompetencën e Gjykates së faktit Tiranë, ka rezultuar se :  

Shtetasi shqiptar Hekuran Billa pas disa konflikteve qe ka patur me disa shtetas Shqiptare qe jetonin ne Angli, me daten 14.10.2006 ka hyre ne nje lokal ne rrugen Park Royal dhe ka qelluar me bresheri me arme ne drejtim te tyre, ku si rezultat ka mbetur i vrare shtetasi Prel Marku dhe kane mbetur te plagosur shtetasit Petrit Brahoj, Agron Gjoni dhe Musa Rrahmani.

Per keto fakte ai eshte deklaruar fajtor per vepren penale te “Vrasjes” së shtetasit Prel Marku, eshte deklaruar fajtor per vepren penale të “Vrasjes së mbetur në tentativë” ndaj shtetasve Petrit Brahoj, Agron Gjoni, si dhe eshte deklaruar fajtor per vepren penale “Plagosje me dashje për të shkaktuar lëndim të rëndë trupor”, per shtetasin Musa Rrahmani.
Sipas vendimit penal të huaj Nr.T.20087287 date 14.10.2008 te Gjykates se Kurores Snaresbook Angli, shtetasi shqiptar Hekuran Billa, është dënuar :

Për veprën penale “Vrasja” me burgim të përjetshëm, me rekomandim që të vuaj një minimum prej 34 vjetesh para lirimit; me nga 15 vjet burgim per dy “Vrasje të mbetura në tentativë” ; si dhe me 12 vjet burgim per vepren penale të “Plagosjes me dashje për të shkaktuar lëndim të rëndë trupor”, dënime keto të cilat do të kryhen njëkohësisht me vuajtjen e dënimit me burgim të përjetshëm. Gjykata e faktit ka arsyetuar se, veprat penale të mësipërme janë të parashikuara nga legjislacioni penal Shqiptar dhe i korespondojne vepres penale te “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” e parashikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal te Republikes se Shqiperise. Dhe mbi kete dispozite ka bere edhe njohjen duke i perfshire tre veprat penale te kryera sipas vendimit te gjykates Angleze ne nenin 79/dh, sipas Kodit Penal te R.SH.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin