MENU
klinika

Po ecnin me shpejtësi

U hiqet patenta Shkëlzen Berishës dhe Ermal Mamaqit

07.06.2020 - 09:38

Mbrëmjen e djeshme policia rrugore i ka hequr patentën djalit të Sali Berishës, Shkëlzen Berisha dhe moderatorit Ermal Mamaqi, në dy raste të ndryshme.

Berisha dhe Mamaqi po lëviznin me shpejtësi tej normave të lejuara mbrëmjen djeshme te Tegu, e për pasojë u është hequr patenta.

Mesohet se Shkëlzen Berisha po lëvizte me shpejtësi 128 km/h me një makinë tip Benz S320. Mësohet se ai ka kundërshtuar policinë, ndryshe nga moderatori Ermal Mamaqi. Ky i fundit, po lëvizte me shpejtësi 120km/h. Bllokimi i lejes së drejtimit të Shkëlzen Berishës ka prishur paksa dhe atmosferën festive në familjen e tij pasi këtë të shtunën e fejuara e tij, blogerja Armina Mevlani festonte ditlindjen.

Si Mamaqit dhe Berishës do t’i duhet të paraqiten në komision ku pritet të merret vendimi për heqjen e patentës nga 1 deri në 3 muaj, si dhe gjobë administrative.