09.06.2020 - 19:23
Gjashtë orë pas aksidentit shoferi i Postës Shqiptare që u përplas në Korçë ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.
N.S, i cili ishte duke drejtuar një automjet tip furgon ”Volkswagen” të Postës Shqiptare u përplas me një tjetër automjet duke u plagosur rëndë.
Pas disa orësh trajtim në Korçë ai u dërgua me helikopter drejt Traumës në Tiranë ku dhe tashmë 6 orë pas aksidentit ka vdekur.