MENU
klinika

Në 5 muaj u paguan 8.4 milionë euro më pak

Ulet rimbursimi i TVSH-së për biznesin

22.06.2020 - 13:11

Në 5 muaj, administrata tatimore ka rimbursuar Tatimin mbi Vlerën e Shtuar ndaj bizneseve në vlerën e afro 5.9 miliardë lekëve apo apo 47.5 milionë eurove.

Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, muaji Shkurt dhe Mars ka shfaqur problematika pasi rezulton ndër vlera më të ulëta të pagesave të bëra, ku për muajin Mars është edhe e kuptueshme për shkak të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme si pasojë e COVID-19, çka uli ritmin e punës së bizneseve por edhe të administratës tatimore.

Krahasuar me Janar-Maj 2019, vlera totale e rimbursimeve të bëra regjistrohet në rënie me afro 8.4 milionë euro, pasi gjatë kësaj periudhe u rimbursuan 55.9 milionë euro. Pak kohë më parë ministrja e Financave, Anila Denaj ka bërë me dije se se një nga problematikat në rimbursimin e TVSH-së ka qenë e lidhur me burokracitë e vonesat, të diktuara edhe nga COVID-19, gjë që sipas saj ka hyrë në rrugën e zgjidhjes pasi një pjesë e mirë kontrolleve do të bëhen në distancë, sidomos për bizneset që kanë një risk më të ulët.

Sipas tatimeve, pjesa më më e madhe e vlerës së rikthyer biznesve ka shkruar për pagesën e kësteve për tatimpaguesit e mëdhenj në listën e tatimpaguesve me këste. Megjithatë krahasuar me 5-mujorin e vitit 2017-2018 vlera e rimbursuar e TVSH-së ka ardhur në rritje. Ndërsa në 2019, u disbursuan në total 188 milionë euro.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Negociojmë 2020-ën për transaksionet

Denaj: Më 2021, të gjitha faturat elektronike!

Projektet për zhvillimin e zonave rurale

Denaj: Mbështetje fermave familjare

Kontroll "blic" në Currila-Golem

Denaj “ultimatum” bizneseve