07.06.2020 - 08:43
Në nji seancë në Parlamentin xhon-turk, Myfit Libohova e përmend kombin shqiptar.
Ia ndërpret fjalën kryetari i Parlamentit, Ahmet Riza tu i thanë se nuk ka komb shqiptar por veç komb otoman.
«Var, efendem, var» (ka, zotni, ka!), replikoi deputeti shqiptar me përgjigjjen maje gjuhe. Qysh thotë Kostë Çekrezi te libri i tij «Albania Past and Present», shprehja «var, efendem, var» u shndërrue në kredon e lëvizjes kombëtare shqiptare në ato vite.
Ideja nacionale shqiptare – me nji rremb laik e properëndimor – definitivisht ka pas siprani morale, ontologjike e etike ndaj frankeshtajnizmave osmanë: panturanizëm, panislamizëm, panturkizëm…