MENU
klinika

Nuk kreu detyrën siç duhet

Vdekja e minatorit në Bulqizë, arrestohet brigadieri!

25.06.2020 - 08:01

Një ditë pas vdekjes së minatorit në momentet e punës, uniformat blu kanë arresstuar brigadier, I.K ., 40 vjeç.

Ndaj 40-vjeçarit rëndon akuza për “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”, ku referuar burimeve zyrtare, ai nuk kishte marrë masa në katet mes galerive ku kryheshin punimet në një subjekt minerar në zonën e Martaneshit.

Për pasojë 56-vjeçari B.Xh. me detyrë vagonist është rrëzuar dhe ka humbur jetën.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I.K ., 40 vjeç, banues në Bulqizë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi duke mos kryer siç duhet detyrën e tij si brigadier e duke mos marrë masa në katet mes galerive ku kryheshin punimet në një subjekt minerar në zonën e Martaneshit, është rrëzuar dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi B.Xh. , 56 vjeç, banues në Bulqizë ( vagonist).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”, njofton policia.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN