MENU
klinika

Covid-19 në Shqipëri

Vdes 70-vjeçari nga Shkodra, shkon në 56 numri i viktimave

28.06.2020 - 15:46

Një 70 vjeçar nga Shkodra, i infektuar me COVID-19 ka humbur jetën te spitali Infektiv.

Lajmin e bën të ditur Ministria e Shëndetësisë, e cila sqaron se 70 vjeçari vuante nga diabeti dhe prej ditësh ishte në terapi intensive në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kështu numri i viktimave nga koronavirusi shkon në 56 në vendin tonë, ndërkohë që ditët e fundit ka patur edhe një rritje të numrit të infektimeve të reja.

Njoftimi i Ministrisë:

Një humbje jete ka ndodhur në spitalin infektiv, si pasojë e COVID19.

Një pacient 70 -vjeçar nga Shkodra, i cili po trajtohej në terapi intensive nuk e ka fituar dot betejën me COVID19, megjithë asistencën e madhe mjekësore. 70-vjeçari i konfirmuar me COVID19, vuante nga diabeti dhe ishte i shtruar prej disa ditësh në gjendje të rëndë.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i kujton edhe një herë qytetarëve të tregojnë kujdes me respektimin e rregullave, distancimin fizik, përdorimin e maskës, higjienën vetjake, pēr të kufizuar përhapjen e COVID19.

Nga fillimi i epidemisë, 56 qytetarë të konfirmuar me COVID19 e kanë humbur betejën me sëmundjen.