Napoli ka mposhtur Juventus-in dhe ka tuar Kupën e Italisë në finalen e luajtur mbrëmjen e sotme në stadiumin Olimpico të Roma-s. Pas një pjese të parë me raste të krijuara nga të dyja skuadrat, me Napoli-n që ka goditur shtyllën me Insigne-n, pjesa e dytë ka qenë më e vakët dhe koha e rregullt është mbyllur 0-0 pas dy pritjeve të mrekullueshme të bëra nga Buffon në fundin e takimit.
Lotaria e penalltive i ka buzëqeshur skuadrës së Gattuso-s falë dy gabimeve të bërë nga Dybala, gjuatja e të cilit është ndalur nga Meret, dhe Danilo, goditja e të cilit ka përfunduar mbi traversë.
Kështu, Napoli mbetet një mace e zezë për bardhezinjtë, duke parë se axurrët i kanë tuar dy nalet e luajtura në Kupën e Italisë kundër bardhezinjve. Përballja e parë është luajtur në 2012-ën dhe është vendosur nga dy gola të Cavani-t dhe Hamsik-ut.
⚽️ Napoli vs Juventus | NAPOLI WINS THE COPPA ITALIA CUP! Cristiano Ronaldo didn’t even get to shoot a penalty…. pic.twitter.com/wxYOrbkP2U
— D9INE (@D9INE_NEXUS_F1) June 17, 2020