Gjykata e Hages ka ngritur aktakuzë ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit e kreut të PDK-së, Kadri Veseli, nën dyshime për krime lufte. Lideri i PDK-së, Kadri Veseli ne nje deklarate per mediat tha se në një veprim të paprecedentë, prokurori ka lëshuar deklaratën para se Gjykata t’i konfirmojë ose rrëzojë akuzat e ngritura që ai pretendon.
“Në këtë deklaratë, Prokurori përpiqet ta arsyetojë vendimin e tij të padrejtë dhe të pazakonshëm, duke pretenduar se unë dhe Presidenti kemi tentuar të pengojmë punën e Dhomave të Specializuara. Dyshimet e ngritura janë plotësisht të pavërteta dhe nuk qëndrojnë”, tha Veseli.
Me tej Veseli tha se një tjetër shqetësim sipas tij, është dyshimi i bazuar se motivet e vërteta të këtij Prokurori janë krejtësisht politike.
Duke pasur parasysh kohën dhe rrethanat, pak ditë para takimit në Shtëpinë e Bardhë, me të drejtë janë ngritur dyshime se kjo është rastësi.
“Një tjetër shqetësim është dyshimi i bazuar se motivet e vërteta të këtij Prokurori janë krejtësisht politike. Duke pasur parasysh kohën dhe rrethanat, pak ditë para takimit në Shtëpinë e Bardhë, me të drejtë janë ngritur dyshime se kjo është rastësi.
Asnjë prokuror, asnjëherë nuk do të duhej të lejonte që vendimet e tij të udhëhiqen nga motive politike. Me këtë qasje, Prokurori ka paralajmëruar rrugën që ai pretendon ta ndjek për ta ushtruar të gjithë pushtetin e tij.
Ai po e paralajmëron popullin e Kosovës se ky proces nuk mund të jetë i besueshëm për të ndarë drejtësi të paanshme, dhe të pandikuar nga rrethanat politike”, u shpreh Veseli.