MENU
klinika

Këshilli i Përgjithshëm i bindet Isa Mustafës

Vjosa Osmani shkarkohet nga detyrat që kishte në LDK

20.06.2020 - 19:42

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur sot që të shkarkojë Vjosa Osmanin nga postet e saj në këtë parti. Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm është vendosur që Osmani të largohet nga kryesia e LDK-së dhe të mos jetë më nënkryetare.

Lajmin është bërë publik nga deputeti deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, i cili e cilëson vendimin skandaloz. Ai shton se votimi është bërë me e-mail dhe hedh dyshime se mund të ketë pasur manipulime.

“Vendimi i skandaloz për kinse shkarkimin permes Email të Vjosa Osmanit nga organet drejtuese të LDK-së, i inicuar nga njerzit pa legjitimitet qytetar, paraqet vetem një manipulim interneti e asgje më shumë. Votimi i përmes email është një vendim mashtrues dhe frigacak si gjithmonë i disa njerzëve që skanë guxim qytetar të maten e thirren si pronarë të LDK-së. Këta se kanë problem edhe ti manipulojnë rezultatet. Egziston mundesia që rezultatet i ketij sondazhi Online mund te jenë manipuluar prandaj ska vlerë as juridike as obligativ për askënd. Ne dhe secili aktivistë i LDK-së do e konsiderojnë këtë vetëm si nje sondazh pavlerë derisa ky vendim të mos mirret konform rregullave demokratike”, shkruan Avdyli.

Shkarkimi nga të gjitha detyrat në Lidhjen Demokratike, për Vjosa Osmanin, është kërkuar nga Isa Mustafa. Ai kërkoi sot takimin e Këshillit Politik dhe tashmë nënkryetar nuk do të jetë më Vjosa Osmani, por Avdullah Hoti. Këto ndryshime të propozuara nga Mustafa, vijnë pas qëndrimeve kundra që ka mbajtur Osmani për prishjen e koalicionit me LVV-në.

"Një hap i madh për infrastrukturën digjitale"

Shërbimet Starlink edhe në Kosovë, reagon Albin Kurti

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat