Është e ditur se trashëgimia e Vladimir Nabokov do të jetë gjithmonë e lidhur me imazhin e një lëpirësje të kuqe dhe syzeve në formë zemre, por ka më shumë përtej autorit të madh rus që shkroi veprën Lolita.
Veç personazhit të tij në libra, ai ishte një njeri. Një njeri që kishte probleme si të gjithë ne dhe për më tepër, që vuante nga pagjumësia. Por meqë ai ishte as më pak as më shumë por rusi Nabokov, lufta e tij me gjumin u kthye në diçka të mrekullueshme dhe të thellë.
Ne mund të mësojmë shumë nga aubiografia e Nabokovit se atij nuk i pëlqente të flinte, duke shkruar se si kjo nevojë elementare e njeriut ishte shndërruar në “miqësinë më idiote në botë“, duke e përkufizuar më pas si “një torturë mentale“.
Ai do të ankohej duke thënë “Unë thjesht nuk mund të mësohem me tradhtinë e natës të arsyes, njerëzimit, gjeniut“.
Një libër i ri, “Insomniac Dreams: Experiments with Time by Vladimir Nabokov”, që përputhet me 40-vjetorin e vdekjes së tij në vitin 1977, rieskploron një segment të botës së Nabokov që ai do të takonte vetëm kur “e tradhëtonte arsyeja, njerëzimi dhe gjeniu.”
Në vitin 1964 ai do të vendoste veten në qendër të një eksperimenti në të cilin ai mbante shënim ëndrrat sapo zgjohej në mëngjes. E bëri këtë për tre muaj.
A po e sfidonte mungesën e gjumit ai përmes këtij eksperimenti? Ndoshta jo. Teoria e ëndrrave të Frojdit nuk i bënte përshtypje por kur lexoi librin “An Experiment with Time“, një libër i shkruar nga filozofi anglez, ushtar dhe inxhinier, John W. Dunne, diçka ndryshoi.
Sipas teorive të këtij libri, ëndrrat nuk ishin vetëm një produkt i ngjarjeve të kaluara që personalisht kemi kaluar por me sa duket edhe një produkt i ngjarjeve të ardhshme. Me fjalë të tjera, ngjarjet që do të vijnë, të shfaqen në ëndrrën e një nate.
Nabokov ia arriti që të rregjistrojë 64 ëndrra gjatë eksperimentit për të testuar teorinë e Dunne dhe teorinë nëse koha mund të rrjedhë prapa. Në fakt, jo të gjitha ëndrrat e tij janë të rëndësishme për t’u mbajtur mend.
Disa ëndrra të tija janë gjithashtu të një natyre erotike dhe të dhunshme, duke përfshirë një të tillë ku ai kërcen me gruan e tij të dashur, Vera.
Në ëndrra ajo vesh fustan të hapur dhe ndërkohë që ata kërcejnë, një i huaj afrohet dhe e puth atë, pas së cilës Nabokov e përshkruan reagimin e tij të dhunshëm se si ai e kapi të huajin nga koka, për t’a goditur fytyrën e tij drejt murit.
Në ëndrra të tjera që ai rregjistroi, Nabokov po ha copa e pjesë nga toka të rralla. Tre ditë pas ëndrrës, ai e konsideroi eksperimentin një sukses pasi rastësisht ai pa një skenë në një dokumentar në televizion në të cilat shfaqeshin ato toka të rralla.
Do të ishte edhe një profesor, Barabtarlo që do të konfirmonte se nuk ishte ëndrra e Nabokovit që parashikonte ngjarjen aktuale, por e kundërta”.
Sa i përket rezultateve të të gjithë përpjekjeve, akademiku beson se nuk ishte aq bindës sa mendonte Nabokov, sepse ai nuk kishte mundur në njëfarë mënyre të bëjë lidhjen ndërmjet ëndrrave të tij dhe veprave të fiksioneve që ai lexoi ose shkroi kohë përpara eksperimentit.
Sipas Barabtarlo, sekuenca e ëndrrës së Nabokovit, rivjen nga një trillim i hershëm i tij, një histori e shkurtër që ai kishte shkruar në vitin 1939 titulluar The Visit to the Museum.
Disa nga ëndrrat e Nabokov janë përshkruar edhe më parë, por kjo është hera e parë që ato përmblidhen në një libër.
Në pasqyrimin për Nabokov, Publishers Weekly do të shkruante, “Numri i vërtetë i ëndrrave të Nabokov… janë fantastike dhe dhe të tregojnë në formë të papërpunuar mendjen, objektin dhe disiplinën e pandarë të gjuhës që është lehtësisht e njohur si vepra e duarve të Nabokovit “.