Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se MM ka ndërtuar dy shtëpi të reja në Bathore, që më herët ishin prishur nga tërmeti i 21 shtatorit.
Xhaçka shprehet se sot familjet Lleshi e Murati kanë hyrë në shtëpitë e tyre, , me fondet e akorduara nga buxheti i shtetit dhe Ministria e Mbrojtjes.
Postimi i Olta Xhaçkës:
Familjet Lleshi dhe Murati, vendosur prej më shumë se 20 vjetësh në Bathore, 9 muaj më parë humbën pasurinë e tyre të vetme, pas tërmetit të 21 Shtatorit. Sot, ato kanë hyrë në shtëpitë e ndërtuara nga fillimi, me fondet e akorduara nga buxheti i shtetit dhe Ministria e Mbrojtjes.
Banesa e Esatit është e para ndër 30 shtëpitë që dorëzohen këtë javë, kjo falë edhe këmbënguljes mbresëlënëse të mbesës së tij 10-vjeçare, Edlirës, e cila mori nismën për të kërkuar një shtëpi të re për familjen e saj të madhe.
Në javët në vijim do të përfundojë edhe pjesa tjetër, duke e çuar në 170 numrin total të banesave të ndërtuara në pak muaj, proçes të cilin as COVID-19 nuk e ngadalësoi.
#TiNukDoTëJeshKurrëVetëm??