MENU
klinika

Po rikthehet fuqishëm

Xhensila Myrtezaj zbulon detaje nga projekti i ri

12.06.2020 - 11:04

Duket se këngëtarja Xhensila Myrtezaj po rikthehet fuqishëm pas karantinës dhe po punon fort për projektin e saj të ri.

Më herët, këngëtarja ndau në Instagram një foto ku shfaqej me Endrit Mumajesin dhe Anxhelo Kocin dhe nuk e dimë ende nëse bëhet fjalë për një bashkëpunim ose jo.

Nuk ka vonuar shumë dhe këngëtarja ka ndarë me fansat të tjera detaje për këngën e re që po pritet me padurim.

Në InstaStory, Xhensila ka pubikuar një foto producentin e njohur Mixey, në studion e tij në Kosovë.

Duket se ky do të jetë projekti pasues i këngës “Paris”, këngë të cilën e realizoi gjithashtu me Mixey-n.

Sipas “Prive”, Xhensila po xhiron në Kosovë edhe klipin e ri.

 

View this post on Instagram

 

Always working with positivity… Me shoqen time @xhensilamyrtezaj ?

A post shared by MIXEY (@mixeyofficial) on

Ende nuk dihet cili do të jetë titulli i këngës së re dhe nuk kemi një datë publikimi, megjithatë jemi të bindur se projekti do të pëlqehet nga publiku dhe do të jetë një ndër këngët më të dëgjuara të kësaj vere.