MENU
klinika

"Kujdes me grekët, po ju mashtrojnë!"

Zbulohet roli i Turqisë në Paktin e Detit me Greqinë. Admirali turk tregon prapaskenat

19.06.2020 - 13:12

Gazeta turke “Haberturk” ka zbuluar prapaskenat e anulimit të marrëveshjes për shelfin detar GreqiShqipëri në 2009, pas jehonës që shkaktoi në rajonin mesdhetar ratifikimi i marrëveshjes së AOZ mes Greqisë dhe Italisë.

Me një artikull me titull “Admirali Cihat Yayc? paralajmëron për marrëveshjen Itali-Greqi”, gazetarja turke Cubra Par i referohet gazetës “Haberturk” në historikun e përcaktimit të shelfit detar në detin Jon dhe Mesdhe, ndërsa zbulon se ishte pikërisht pala turke që ka ndikuar në palën shqiptare për detajet e dëmshme që kishte marrëveshja e vitit 2009, e cila në vijim u rrëzua në Gjykatën Kushtetuese.

Pa dyshim që ky artikull e sidomos pohimi se anulimi i paktit mjaft të rëndësishëm me kosto të lartë në marrëdhëniet bilaterale të dy vendeve fqinj, ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të redaktorëve diplomatikë me eksperiencë të gjatë në Greqi, e konkretisht gazetari i njohur Nikos Meletis, ka publikuar një analizë të situatës në gazetën elektronike “Liberal.gr” dhe në “Hellas Journal”.

Admirali turk tashmë në pension, Cihat Yayci, njëkohësisht themelues i lëvizjes “Atdheu i Kaltër”, ka qenë ndër personalitetet kryesore, me njohuri e ndikim të thellë në çështjet e shelfit detar, si dhe ka shkruar disa libra për këtë çështje. Për të bërë më të qartë atë që ish-admirali e konsideron “agresivitet të diplomacisë greke”, referohet me fakte në ndërhyrjen e palës turke në Shqipëri, pas nënshkrimit të marrëveshjes për AOZ në shelfin detar Greqi-Shqipëri. Sipas pohimit të ish-admiralit, Turqia informoi palën shqiptare me një raport të posaçëm, duke i paralajmëruar se “po mashtrohen”.

Pas ratifikimit të marrëveshjes, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë anuloi marrëveshjen si “e padrejtë për palën dhe interesat ekonomikë të palës shqiptare”, thekson në intervistë Yayci, duke shtuar se i njëjti “kërcënim” grek përfshihet dhe në marrëveshjen e fundit Greqi-Itali. “Tani kemi një hap shumë konkret për t’u ndërmarrë nga Turqia”, thotë ish-admirali Yayci. Sepse e drejta e Shqipërisë dhe Libisë tejkalohet në marrëveshjen midis Italisë dhe Greqisë, pasi zonat detare në vijën jug-perëndimore-verilindje të Shqipërisë janë mbyllur.

GREQIA

Në këtë kuadër, i menjëhershëm ka qenë reagimi i gazetarisë diplomatike greke, me Nikos Meletis, që të raportojë se “Shqipëria është mjaft e ekspozuar nga deklaratat e ishadmiralit turk, dr. Yayci, i cili pranon hapur se ishte ndërhyrja turke që rrëzoi marrëveshjen qeveritare për AOZ Shqipëri-Greqi, në vitin 2009.

Gazetari grek përshkruan me detaje informacionin bruto të ish-admiralit turk, kur Shqipëria u paralajmërua për shfrytëzimin në favor të Greqisë të kufijve “anësorë” ishullorë edhe në detin Adriatik, me një raport turk ku veç të tjerash thuhej “Ju mashtrojnë”. Menjëherë opozita shqiptare e atëhershme, sot në qeveri, reagoi duke theksuar se “nuk është e drejtë që ishujt tuaj dhe toka jonë të kenë të njëjtat të drejta”. Pala greke këmbëngulte që ishujt të pranohen si zona me juridiksion të barabartë detar si shelfi kontinental.

Gjithsesi, ish-lideri i opozitës, Kryeministri i sotëm, Edi Rama, arriti të rrëzonte marrëveshjen në Gjykatën Kushtetuese të vendit, thekson gazetari grek, Nikos Meletis.

“Kjo është hera e parë që një ish-oficer i lartë turk pranon publikisht një operacion të posaçëm të përgatitur në Shqipëri, madje duke ekspozuar edhe ish-liderin e opozitës, i cili rrëzoi marrëveshjen e nënshkruar nga dy ministrat homologë të Jashtëm, pas ndërhyrjes dhe orientimit të palës turke”, shkruan Nikos Meletis, duke shtuar se teza e kundërshtimit u bazua pikërisht në sa deklaron dhe ish-admirali turk. Qëllimi turk ishte të mos ekzistonte marrëveshje në fuqi bazuar në principet e së Drejtës së Detit, siç ishte dhe marrëveshja greko-shqiptare e 2009-ës.

GREQIA DHE ITALIA ARRIJNË MARRËVESHJE PËR ZONAT EKONOMIKE

Greqia dhe Italia nënshkruan një marrëveshje historike për kufijtë detarë, duke krijuar një zonë ekskluzive ekonomike mes tyre e duke u dhënë zgjidhje mosmarrëveshjeve për të drejtat e peshkimit në detin Jon. Marrëveshja, e firmosur gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm italian, Luigi di Maio, në Athinë, vjen pas disa muajsh tensione lidhur me shfrytëzimin e resurseve natyrore në Mesdheun Lindor, ku Turqia, Greqia dhe Qipro janë përfshirë në një krizë të ndërlikuar diplomatike. Marrëveshja është një riformatim i ujdisë së vitit 1977, që përcaktonte vijën bregdetare mes dy vendeve dhe sipas mediave greke pritet t’i hapë rrugën një pakti të ngjashëm me Shqipërinë. Detajet nuk bëhen të ditura, por, siç thuhet, ujdia përfshin zgjerimin e kufirit detar grek me 12 milje.

Turqia në Marrëveshjen e Detit, Rama: Kazan s’ka vetëm në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar kazan lajmet e medias turke “Haberturk”, ku thuhej se pala turke kishte ndikuar në prishjen e marrëveshjes së 2009-ës mes Shqipërisë dhe Greqisë për çështjen detare. “Kazani nuk është ekskluzivisht shqiptar. Kazan nuk ka vetëm në Shqipëri, por dhe në Turqi. Kazan ka dhe në Greqi. Në një kazan në Greqi flitej për një marrëveshje të fshehtë për t’i falur Turqisë Pashalimanin me synimin që të bënim një agresion natën, ndërkohë që Greqia ishte gjumë. Kishte dhe një kazan në Angli që thoshte që në një restorant në Shqipëri hahej mish ariu. E patë? Arinjtë nuk janë për shitje, por i kemi në proces dialogu. Dakord?! Faleminderit”,- përfundoi Rama./ PANORAMA

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklaratat e kryeministrit të Maqedonisë

Maqedonia me port në Durrës? Zaev: Rama ma ka garantuar