MENU
klinika

“Mona Liza”

Zbulohet skica nudo e pikturës më të famshme në botë

21.06.2020 - 06:05

Në një koleksion arti është gjetur një vizatim me karbon i para 150 viteve, i cili mendohet të jetë një skicë e Mona Lizës- tha kritiku francez i artit. Portreti ikarbonit të nje femre nudo e njohur si Mona Vanna, iështë atribuar deri më parë, ekskluzivisht studios së Leonardo Da Vincit. Por ekspertët kanë gjetur prova se ai ka punuar për të dyja këto vepra. Kuratorët e artit, pas testeve të bëra në Muzeun e Luvrit, kanë zbuluar se Leonardo punoi pjesërisht këtë vizatim karboni. Është ruajtur që nga viti 1862 në koleksionin e artit të Rilindjes në Muzeun Conde të Pallatit Chantilly, i cili ndodhet në very të kryeqytetit francez.

Leonardo Da Vinci (1452-1519) ishte një nga piktorët më të mëdhenj të Rilindjes dhe piktura e tij Mona Liza (ose e njohur dhe si Xhokonda) mbetet një nga veprat e artit më të kushtueshme dhe më me vlerë në botë. Mendohet të ketë qënë porosi e një tregtari veshjesh dhe zyrtari fiorentin, Fancesco Giocondo, i cili donte të bëntë një portret të gruas së tij, Lisa Gherardini.

Por a pikturonte Leonardo me dorën e djathtë?

“Vizatimi ka një cilësi të tillë që duart dhe fytyra janë lehtësisht të dallueshme” tha kuratori i artit Mathieu Deldicque për agjensinë e lajmeve AFP. “Nuk është një kopje e dobët. Ne po kërkojmë mbi diccka që të jetë punuar njëkohësisht me Mona Lizën, në fund të jetës së Leonardos. Duket si një vizatim parapërgatitor para pikturës në vaj. Bruno Mottin, konservuesi i Muzeut të Luvrit tha se ky vizatim daton në shekullin e XVI dhe është e një cilësie të lartë. Pallati Chantilly publikoi një foto të këtij punimi në skicë.

Disa detaje që Deldicque zbuloi ishin:

Duart dhe trupi janë identike
Portretet kanë thuajse të njëjtat përmasa
Disa vrima të vogla rreth skicës na bëjnë të kuptojmë që mund të jetë bërë për ta kthyer më pas në kanavac.
Gjithsesi, Mottin nënvizoi se pjesa e sipërme e skicës është vizatuar nga një person me dorën e djathtë ndërkohë që Leonardo vizatonte me të majtën. “Duhet të tregohemi të kujdesshëm. Është një punë e madhe që do shumë kohë pasi është një vizatim shumë delikat dhe është e vështirë të punohet në të”, tha ai për AFP.