MENU
klinika

Propozimi i maxhorancës

Zgjedhje më 9 Maj? Reagon për herë të parë Meta

09.06.2020 - 12:00

Socialistët kërkuan që zgjedhjet e vitit 2021 të zhvillohen në 9 maj.

Lidhur me këtë propozim presidenti Ilir Meta u shpreh se nuk ka rëndësi shumë data po puna për të treguar përgjegjshmëri në këtë proces që po monitorohet ngushtë nga vendet anëtare

“Mendoj që mbledhja e sotme e këshillit ishte e rëndësishme për të kujtuar detyrat e mëdha që na presin sepse theksoj se metodologjia e re e ekzagjerimit, siç ofron avantazhe për vendet që iu qëndrojnë detyrimeve të tyre mund të kthejë edhe kthim pas të procesit, dua të theksoj edhe dakordësinë e fundit të KP për Reformën Zgjedhore, jo si një marrëveshje që zgjidhi gjithçka por si një hap i mjaftueshëm për dakordësinë.

Zgjedhjet e lira duhet që të legjitimojnë gjithçka në vend. Padyshim që cilësia e zgjedhjeve është kryesore. Po të ishte për datën, për mua le të ishte që dje. Mbetet shumë punë për të treguar përgjegjshmëri në këtë proces që po monitorohet ngushtë nga vendet anëtare”, shprehet Meta