MENU
klinika

Nga Roland Qafoku

10 arsye përse ne shqiptarët duhet të duam SHBA-në pa kushte

04.07.2020 - 10:41

Nga ROLAND QAFOKU

Sot është 4 korriku, dita e Pavarësisë së SHBA-ve. Nuk besojmë se ka një komb tjetër në rruzull që festa e pavarësisë të një kombi tjetër të ketë kaq shumë rëndësi sa festa kombëtare e SHBA-ve për Shqipërinë. Jemi populli më proamerikan në Botë.

Jemi populli që miqësinë ndaj Amerikës e kemi të shfaqur masivisht por jemi edhe populli më mirënjohës për atë që SHBA ka bërë për Shqipërinë. Por duket se vitet e fundit ka një tendencë herë për snobizëm, herë për politikë të mirëfillitë të ngushtë dhe herë të inspruar nga qarte antishqiptare që gazetarë, politikanë e deri te zyrtarë të shtetit të hedhin vickla dhe thumba ndaj Amerikës. Kemi parë të bëjnë deri gafa të rënda si ajo e kryeministrit Rama që jo vetëm shprehu preferencë për kandidatin për president të SHBA por me “një mos o Zot zgjidhet Trump” bëri që vëmendja e shtetit më të fuqishëm të Botës ndaj Shqipërisë të kthehej negativisht.

Por kemi parë edhe Luzim Bashën që herë në një formë e herë në një tjetër atakon ambasadorin amerikan në Tiranë sepse nuk është në linjën e partisë së tij a thua se politika e tij është personale dhe jo e Departamentit të Shtetit. Por ne kemi parë edhe gazetarë dhe analistë që nën frymën e idhullit të tyre politik dhe të linjës çuditëse editoriale të etiketojnë një ambasador dhe të akuzojë diplomatët amerikanë si persona që i bëjnë dëm Shqipërisë.

Kjo nuk është thjesht naivitet por është një dashakeqësi, arsyet e të cilave vetëm ata i dinë. Në këtë ditë të madhe për Amerikën, ne kombi më proamerikanë në rruzull, kemi shumë arsye jo thjesht ti urojmë Amerikës për festën e tyre. Janë të paktën 10 arsye të forta në historinë e Shqipërisë që kjo dashuri dhe mirënjohje është shprehur në dekada dhe kështu dop të vazhdojë edhe në të ardhmen. Sa herë që Shqipëria kalonte një situatë të vështirë me fqinjët dhe Amerika ishte shpëtimi I vetëm, korifeu Fan Noli shkrunte: Nëno mos ki frikë/ Se ke djemtë në Amerikë!

1.PAVARËSIA MË 28 NËNTOR 1912.
Kombi shqiptar duhet ti jetë mirënjohës Amerikës prej një burri të quajur Charles Telford Ericson që erdhi në Shqipëri në 1908 dhe pasi njohu mirë Shqipërinë dhe shqiptarët duke i quajtur “zambaku i Ballkanit” u bë i huaji i parë flamurtar që punoi për pavarësinë e Shqipërisë nga Turqia. Në shumë shkrime në gazetat amerikane dhe angleze që nga mbërritja në Shqipëri deri në 1913, Ericson i bëri jehonë e asaj që po bëntë Evropa ndaj Shqipërisë por dhe masakrat e Serbisë dhe Greqisë ndaj popullisë shqiptare.

2.KONFERENCA E PAQES NË PARIS 1919.
Kombi shqiptar duhet ti jetë përjetë mirënjohës presidentit të 28-të të SHBA-ve Thomas Woodrow Wilson, i cili në Konferencën e Paqes në Paris 1919 mbështetur në doktrinën e vetëvendosjes së popujve mbështeti fuqimisht rinkonfirmimin e pavarësisë së Shqipërisë që në realitet në ato momente ishte një pavarësi e humbur. Ishte vetoja e Wilson ndaj Shqipërisë që shkatërroi planet e Evropës dhe sidmos të Serbisë, Greqisë dhe Italië për të eleminuar dhe fshirë nga harta shtetin shqiptar. Sa sinjifikative është të lezosh sot pas 99 vjetrësh atë që Ëilson e tha ato ditë në Paris: Amerika e ka për detyrë të pranojë thirrjet e shqiptarëve, të cilët kërkojnë ndihmë, njëlloj sikurse kapiteni i anijes e ka për detyrë ti përgjigjet sinjalit SOS dhe ti afrojë ndihmë anijes që po mbytet.

3.DIPLOMACIA AMERIKANE PRO SHQIPËRISË NË VITET 20-TË
Kombi shqiptar duhet ti jetë mirënjohës diplomacisë amerikane që më 22 korrik 1922 arriti të vendosë marrëdhënie zyrtare diplomatike me Shqipërinë duke i dhënë prioritet këtyre marrëdhënieve nëpërmjet një sërë vendimesh. Jo vetëm statusi i kombit të favorizuar më 28 dhjetor 1925, jo vetëm heqja e vizave me Shqipërinë, por ndërtimi i godinës së ambasadës amerikane në Tiranë më me vendimin e 21 gushtit 1926 për 60 mijë dollarë, e para godinë që Departamenti i Shtetit ndërtoi jashtë SHBA-ve, tregoi për vizionin e qartë të marrëdhënieve të SHBA-së me Shqipërinë. Si vitrinë e këtyre marrëdhënieve qëndron marrëveshja unikale e ekstradimit mes presidentit Franklin Delano Rosevelt me mbretin Ahmet Zogu në vitin 1937 që tregon shkallën e nivelit të këtyre marrëdhënieve.

4.QENDRIMI I SHBA GJATË LUFTËS SË II-TË BOTËRORE.

Kombi shqiptar duhet ti jetë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës i vetmi shtet në botë që denoncoi pushtimin e Shqipërisë nga Italia më 7 prill 1939. Ndërsa Evropa nuk e quajti as lajm këtë pushtim, SHBA ende asnjanëse në atë kohë ndaj luftës, bëri çmos që ta ekspozonte dhe dënonte aktin e pushtetet. Vlen të përmendet se ambasadori amerikan në Tiranë në atë kohë Hugh Grant, më 6 prill I afroi mbretit Zog tre pasaporta, për të, për mbretëreshën Geraldinë dhe për Lekën 1 ditësh për tu strehuar në ambasadën amerikane në Tiranë duke i marrë në mbrojtje. Zogu nuk pranoi por nëse do ta bënte këtë, historia do shkruhej ndryshe.

5.RRËZIMI I KOMUNIZMIT
Ndonëse pati një indiferencë nga shtetet e Evropës Perëndimore ndaj Shqipërisë pas konferencës së Jaltës, SHBA kanë qenë të vëmendshme që vendi ynë të ishte jashtë orbitës komuniste. Në fund të viteve 80-të angazhimi dhe impenjimi i SHBA ndaj Shqipërisë ka qenë në atë shkallë që asnjë shtet amerikan nuk e ka patur. Vetëm radioja shtetëror e Departamentit të Shtetit, “Zëri i Amerikës” ka luajtur nj rol të jashtëzakonshëm në rrëzimin e komunizmit.

6.KONSOLIDIMI I DEMOKRACISË

Angazhimi i SHBA-së për vendosjen e demokracisë në Shqipëri është i jashtëzakonshëm. Nuk ka asnjë situatë, rrethanë apo ngjarje e madhe politike që SHBA të mos mbështesë dhe inkurajojë politikën shqiptare për të zhvilluar demokracinë. Vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit James Becker më 6 qershor 1991 dhe vizita historike më 10 qershor 2007 e presidentit George W. Bush por më vonë edhe të sekretarëve Hillary Clinton dhe Madaleine Allbright janë shembuj të kësaj mbështetjeje. Nuk ka proces të rëndësishëm në Shqipëri për konsolidimin e isntitucioneve që të mos ketë mbështetjen e SHBA-së. Së fundi refroma në drejtësi është një sipërmarrje dhe mbështetje ekskluzive e SHBA-së.

7. PAVARËSIA E KOSOVËS.
Shpallja e pavarësisë së shtetit të Kosovës më 17 shkurt 2008 është ekskluzivisht vepër e SHBA-së. Kjo është ngjarja më e madhe dhe më e rëndësishme në historinë e shtetit shqiptar pas 28 nëntorit 1912 të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Pas afro 100 vjet që Serbia e kishte bërë pjesë të saj Kosovën, SHBA arriti ta shkëpusë prej saj dhe ti japë pavarësinë e humbur prej një shekulli. Sot kombi shqiptar ka dy shtete shqiptare dhe kjo kryevepër është produkt ekskluziv i SHBA-së.

8.ANËTARËSIMI NË NATO
Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO –s më 1 prill 2009 është një tjetër kryevepër ekskluzive e SHBA-së. Mbështetja që diplomacia dhe shteti amerikan i ka dhënë Shqipërisë për këtë anëtarësim ishte dhe mbetet një punë e përhershme dhe ekskluzive e shtetit amerikan. Që nga ai moment Shqipëria jo vetëm është një vend më i sigurtë, por është pjesë e aleancës më të madhe që ka njohur njerëzimi.

9.MBËSHTETJA E SHTETEVE PERËNDIMORE

Nëse pas rrëzimit të komunizmit Evropa Perëndimore ka treguar mbështetje ndaj Shqipërisë, kjo ka qenë e inspiruar dhe nxitur padyshim nga SHBA. Është vepra e diplomacisë dhe shtetit amerikan që Evropa ta tërhiqte në gjirin e vet Shqipërinë që gjeografikisht ishte në kontinent por tashmë është në një proces pa kthim për tu bërë një ditë pjesë e Bashkimit Evropian. Koordinimi i diplomacisë amerikane me atë evropiane, ka qenë i pandërprerë dhe vazhdon me të njëjtin temp edhe sot.

10.PËRKRAHJA E SHQIPËRISË KUNDËR ARMIQVE TË SAJ
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një kontribut të jashtëzakonshëm për përkrahjen që i kanë dhënë Shqipërisë në shumë momente decisive kur fqinjët tanë kanë synuar ose ti marrin toka dhe territore ose ta dobësojnë si shtet. Janë një sërë situatash në këto 107 vjet shtet shqiptar që Serbia, Greqia, Mali i Zi, Maqedonia kanë treguar deri agresione ushtarake ndaj Shqipërisë por SHBA në çdo rast u ka thënë ndal.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Të vendosur të qëndrojmë pranë jush, uroj që..."

SHBA feston ‘4 Korrikun’, Meta mesazh urimi për Trump