MENU
klinika

Alarmi

10 milionë fëmijë rrezikojnë arsimimin nga Covid-19

13.07.2020 - 13:43

Pothuajse 10 milionë fëmijë mund të detyrohen të largohen nga shkolla përgjithmonë për shkak të pasojave ekonomike të Covid-19.

Alarmi është ngritur nga ”Save the Children”, në një raport të publikuar sot.

“Për herë të parë në historinë e njerëzimit një gjeneratë e tërë fëmijësh duhej të ndalojnë arsimimin, pasi mbyllja e shkollave për të kufizuar shpërndarjen e koronavirusit ndodhet në fazën më akute të urgjencës”, tha ”Save the Children”.

Deri më tani ka rreth 1,2 miliardë nxënës të prekur nga mbyllja e shkollave, ndërsa më parë kishte shumë më pak se një e katërta, rreth 258 milionë.

”Shkurtimi i thellë i buxheteve arsimore dhe varfëria në rritje e shkaktuar nga pandemia e Covid-19 mund të detyrojë të paktën 9,7 milionë fëmijë për të të lënë shkollën përgjithmonë deri në fund të këtij viti”, theksoi ”Save the Children”.