MENU
klinika

"Do bllokojmë udhëtimet"

13 raste infektimi vinin nga Tirana! Kërcënon guvernatori i Toscana-s

19.07.2020 - 20:04

Guvernatori i Toskanës në Itali kërcënon me pezullimin e fluturimeve pas numrit të lartë të rasteve me koronavirus të imporuara.

Në 24 orët e fundit në këtë zonë janë regjistruar 16 raste të reja me koronavirus, të shpërndara mes Firenzes, Arezzos dhe Massa Carrara.

Sipas autoriteteve italiane, nga këto 16 raste, 14 janë shtetas të huaj, nga të cilët 13 janë nga Tirana.

Por guvernatori i Toskanës, Enrico Rossi është treguar i ashpër. Ai ka kërkuar nga qeveria italiane t’i japë të dhëna rreth pasagjerëve ose do të ndalojë fluturimet nga Shqipëria. “Të ndërhyjë qeveria, në veçanti ministria e Brendshme dhe ajo e Shëndetësisë”, ka thënë Rossi.

degerth454hdfg.jpg