Në ditët e sotme Edi Rama ka mbledhur të gjithë anatemat e opozitës por edhe të anëtarëve të shumë të pakënaqur e pa poste të mazhorancës, që mërmërisin nën zë. Në fakt, halli është gjetkë dhe lidhet me të ardhmen, me zgjedhjet e pranverës së 2021. Në pak vende ka kaq interes të drejtpërdrejte për zgjedhjet sesa tek ne, ku rezultatet e zgjedhjeve parashikojnë ndryshime radikale në superstrukturën e shoqërisë, si në Shqipëri. Madje, shkojnë deri në grotesk pasi prekin edhe punonjësin e thjeshtë krahut në disa vende.
Por le të kthehemi te paradokset e kësaj kohe, ku shumë palë i janë përveshur ndryshimeve kushtetuese të miratuara në parim në Komisionin e Ligjeve, që shkelin marrëveshjen e 5 qershorit,
sipas Opozitës. Në fakt vetë marrëveshja është një paradoks në vetvete, sepse përfshin palë që nuk janë në parlament, teksa shqetësimi më i madh është për Listat e Hapura dhe Koalicionet
parazgjedhore bashkë me pragun. Është e kuptueshme që kryeministri Rama po luan pastër me kaosin e opozitës dhe uljen e saj të detyruar në tryezën e bisedimeve. Të kujtojmë deklamimet e opozitës dhe ato se çfarë thanë për Damian Gjiknurin, kokën logjistike të bisedimeve nga PS-ja, pastaj duke e anatemuar dhe vetë kryeministrin Rama, si kreun e të gjitha të këqijave, që të bënin të
mendoje se nuk do ishin ndonjëherë kurrë përballë. Por në politikë kurrë nuk thuhet kurrë. U ulën si të barabartë me Gjiknurin, folën me Ramën, kurse presidenti Meta, që ka marrë përsipër të
ekuilibrojë pushtetin e kryeministrit, jep e merr normalisht me parlamentin, herë duke e njohur përciptas dhe herë plotësisht!! Kë duhet besuar? Këtu është çoroditur publiku. A nuk duhet parë disi edhe nga opozita.
Edi Rama e lloi ngritjen e tij politike më 2005 kur PS i dha timonin e një anije të shkatërruar dhe pa asnjë besim. Dhe, ai bëri atë që dinte të bënte më mirë. Fillimisht i ndërroi ngjyrën, amurin, sloganet dhe pastaj thjesht priti erën e mbarë që e përcolli në pushtet. Kjo ishte e vetmja ndihmë e madhe e PS, po të mos llogarisim kalkulimin e Fatos Nanos për ta futur në hullitë dhe ingranazhet e pushtetit. Gjithsesi, Nano e mësoi dhe e kuptoi para të gjithëve se me Ramën nuk do ishte e lehtë dhe parandjenja e tij duhet parë tek debatet dhe ngacmimet e tij për ta fundosur ose më saktë për ta ulur si gurë. Në fakt, nuk ndodhën sepse Rama e mori PS, kur ishte gati pa identitet dhe notoi i lirë me formacionin për dy mandate, duke kërkuar tani dhe mandatin e tretë.
Të vetmit që e kanë ndihur deri më tani ka qenë opozita e jashtë parlamentit. Bojkotuan parlamentin atëherë kur nuk duhej, bojkotuan zgjedhjet, kur kishin mundësi të ktheheni ekuilibrat e pushtetit në qytetet kryesore. Pak më parë, Berisha e faktorizoi si askënd tjetër dhe e betonoi në krye të PS me marrëveshjen e vitit 2008. 5 Vjet më vonë, me rrjedhën normale të pushtetit, Rama lloi ngritjen me një mandat të parë të suksesshëm, që vinte pas një konsumimi total të PD-së, që e la krejt të lirë pothuaj në katër vjet në artikulimet e tij kilometrike, që më sumë dukeshin si ushtrime retorike. Një marrëveshje e dytë me Bashën, teksa e forcoi më shumë dhe e qetësoi, e bëri kryetarin demokrat qesharak ashtu si edhe PD-në që preku sërish pushtet, edhe në opozitë. Ky moment e lartësoi Ramën si liderin e dytë pas Berishës me atë fuqi.
Tërmeti dhe administrimi i marrjes së donacioneve, por edhe pandemia e lehtësuan në pushtet. Dhe, kulmi ndodhi edhe pak jave më parë, kur opozita pas një bojkoti të pafundmë dhe dëshmime reale të vjedhjes së votave nga njerëzit e Ramës, u kthye në hulli, duke pranuar tryezën e përbashkët, qoftë dhe me njerëzit më të përfolur. Nuk po asim për LSI, votat e të cilës e ndihën llimisht në ardhjen në pushtet.
Tashmë Fatos Nano është thjesht vegim dhe një ish i harruar, kurse Rama po jeton dhe drejton edhe me një ekonomi të rrënuar dhe me një shpurë ministrash, pa asnjë lloj identiteti qeverisës, fare i qetë. Madje, duke kërkuar pa u trembur dhe një mandat të tretë. Por, kur sheh fragmentarizimin e opozitës dhe ndihmën që i kanë dhënë kryeministrit, ke siklet se për të kërkuar ndërrimin real të Ramës, duhet goditur PD dhe jo PS-ja, që fut ujë nga të gjitha anët.