MENU
klinika

Nga Shaban Murati

3 marrëveshjet sekrete, në kurriz të Shqipërisë!

01.07.2020 - 17:08

Nga Shaban Murati

Përgjigja e quizit historiko-politik shqiptar për Triesten!

Trieste 1 është takimi i fshehtë kokë më kokë në Trieste në shkurt 1992 i kryetarit të PD, Sali Berisha, me kryetarin e PS, Fatos Nano, një muaj para zgjedhjeve parlamentare, dhe marrëveshja e fshehtë midis tyre për rotacionin e pushtetit dhe amnistimin penal të dosjes së thesarit të shtetit të depozituar jashtë Shqipërisë dhe të krimeve dhe listave të bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit.

Marrëveshja e mësipërme nuk iu raportua kurrë partive respektive dhe nuk është zbardhur kurrë.

Trieste 2 është marrëveshja e fshehtë në prill të vitit 2008 midis kryetarit të PD, Sali Berisha, dhe kryetarit të PS, Edi Rama, për listat e mbyllura dhe për amnistimin penal të korrupsionit të zyrtarëve të qeverisë socialiste të Fatos Nanos.

Trieste 3 është marrëveshja e fshehtë kokë më kokë midis kryetarit të PS, Edi Rama, dhe kryetarit të PD, Lulzim Basha, në maj 2017 për qeverisjen e përbashkët të përkohshme dhe për amnistimin penal të korrupsionit të zyrtarëve të qeverisë demokrate të Sali Berishës.

Marrëveshja nuk iu raportua kurrë partive respektive dhe nuk është zbardhur kurrë.

P.S: Një postimi im 1 qershor 2017 si literaturë ndihmëse

Qyteti i Triestes ka hyrë dy herë në historinë e Shqipërisë.

Herën e parë në vitin 1947, kur shqiptarët e budallallepsur nga partia dhe nga Jugosllavia protestonin rrugëve të Tiranës duke bërtitur:”Jetën e japim,Triesten nuk e japim”.

Herën e dytë në shkurt të vitit 1992, një muaj para zgjedhjeve parlamentare, kur dy politikanët kryesorë të emëruar të Shqipërisë u takuan kokë më kokë në Trieste dhe hartuan grafikun e pushtetit në tranzicion, dhe shqiptarët, të budallallepsur nga partitë dhe nga pluralizmi, kanë 25 vjet që protestojnë rrugëve të Tiranës duke bërtitur:”Jetën e japim, Triesten nuk e japim”.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin