MENU
klinika

Shkonin për kontroll nëpër lokale

4 raste të reja në Durrës, punonjës të Inspektoriatit Shëndetësor

02.07.2020 - 10:30

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se në qytetin e Durrësit ishin konfirmuar 4 raste të reja me Covid-19.

Bëhet me dije se rastet e reja i përkasin tre punonjësve të Inspektoriatit Shëndetësor. Këta të fundit dyshohet të jenë infektuar në terren, pasi shkojnë për kontroll nëpër lokale, se sa zbatohen masat e vendosura për frenimin e përhapjes ë virusit.

Ndërsa rasti i katërt në Durës i përket një inspektori të AKU-së.