Bashkia e Tiranës ka hapur një tender me vlerë 60 milionë lekë për projektin e Teatrit Kombëtar.
Gara u hap ditën e premte dhe mbyllet më 14 korrik. Shuma 60 mln lekë do të shpenzohet për studimin dhe projektimin e Teatrit të ri Kombëtar. Lloji i procedurës së prokurimit është klasifikuar si shërbim konsulence dhe afati kohor i realizimit të studimit dhe projektimit të godinës.
Por pikëpyetja që ngrihet lidhet me faktin nëse kompania që do të fitojë tenderin do të ketë si bazë projektin e arkitektit danez, Bjarke Ingels, apo do të bëhet një projekti i ri?
Kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh pak kohë më parë se godina e Teatrit të ri Kombëtar do të ndërtohet mbi projektin i ideuar nga arkitekti Bjarke Engels, ndërsa do të detajohet. Sa i përket financimit, Veliaj tha se teatrin do ta bëjmë me kredi.
Godina e Teatrit Kombëtar u shemb në datë 17 maj, ndërsa u shoqërua me protesta nga një grup artistësh të mbështetur nga PD-ja.