MENU
klinika

Nga The Guardian

750 miliardë eurot nuk mjaftojnë për Evropën!

22.07.2020 - 15:05

Marrëveshja e samitit të këtij javë në Bruksel është një hap përpara. Por mund të mos jetë e mjaftueshme për të shpëtuar ëndrrën evropiane në planin afatgjatë.

Evropa do të “formësohet në kriza”, tha Jean Monnet, një baba themelues i asaj që u bë Bashkimi Evropian.

Për dekada të tëra, ishte kjo motoja e Eurofilëve, dhe marrëveshja pandemike e kësaj jave në Bruksel edhe një herë i bën ata të shfajësohen për këtë. Ky borxh do të financojë atë që është në të vërtetë një mekanizëm sigurimesh për të ndihmuar shtetet anëtare të prekura më shumë nga koronavirusi, si Italia dhe Spanja, duke dëshmuar kështu “solidaritetin” evropian.

Por duke kundërshtuar Monnet, shumë skeptikë të BE-së, përfshirë ata, si unë, të cilët janë pro-Evropianë, kanë argumentuar prej kohësh që Evropa gjithmonë bën shumë pak, shumë vonë.

Edhe në krizën e euros apo kaosin e refugjatëve të dekadës së kaluar, apo recesionin e koronavirusit, BE ka reaguar me vonesë.

Ka dy ide që kundërshtojnë njëra-tjetrën për të ardhmen e BE-së.

E para është që blloku është “forcuar nga fatkeqësia”, dhe e dyta, që BE po shkatërrohet.

Por përkundrazi, integrimi dhe shpërbërja të dyja ndodhin në të njëjtën kohë.

Biologët besojnë se evolucioni është një proces gradual dhe i qetë i përshtatjes.

Në këtë kuptim, Monnet dhe të gjithë ata që festojnë për marrëveshjen e koronavirusit të BE-së janë paragjykues.

Në të kundërt, shumë prej skeptikëve mendojnë se ndryshimi është i ngadaltë por që po ndodh gjithë kohën, dhe jo domosdoshmërisht në një mënyrë që duan eurofilet.

Është shqetësuese, që ndryshimet duket se po shkojnë në drejtim të gabuar. Njëri aspekt i tillë është ai ekonomik. Veriu dhe jugu i BE-së, kanë nisur të përçahen që nga kriza e euros dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë. Marrëveshja e kësaj jave, nuk e ndryshoi këtë.

Një aspekt tjetër është edhe më shqetësues. Është divergjenca midis perëndimit dhe lindjes së BE-së në lidhje me vlerat thelbësore evropiane si demokracia, pluralizmi kulturor dhe sundimi i ligjit.

Hungaria po shkon drejt autoritarizmit “joliberal” dhe disa nuk e konsiderojnë më një demokraci. Polonia po shkon në të njëjtin drejtim.

Në realitet, BE mbetet e frustruar dhe e fragmentuar.

Kjo do të thotë që në politikën e jashtme dhe atë mbrojtëse BE është dhe do të mbetet një dështim. Gjeopolitikisht, evropianët gjithnjë e më shumë janë “vegjetarianë në një botë mishngrënësish” si Kina, Rusia dhe SHBA.

A do të thotë kjo që BE do të shndërrohet në fosile, si shumë lloje të tjera? Jo domosdoshmërisht, por ndoshta.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si e shkatërroi besimin

“Kina e ka humbur Europën…”

Koronavirusi mbyll kufijtë e shteteve...

Evropa heq dorë nga “Marrëveshja e Shengenit”?

Ç'mendon njeriu që formoi BE-në?

‘Mikrobi është kthyer në Evropë…’