MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A është mirë që mashkulli të bëhet synet?

18.07.2020 - 07:26

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A është mirë që mashkulli të bëhet synet?

Përgjigjet mjeku: Janë bërë shumë studime gjatë shekullit XX, sigurisht që shpesh kanë qenë kundërthënëse. Por përfundimi ka qenë që të mirat që sjell të bërit synet, janë shumë më të mëdha sesa dhimbja dhe ankthi që sjell procedura kirurgjikale tek fëmija dhe familja.

Është më mirë që mashkulli të bëhet synet në fëmijëri apo kur është i rritur?

Edhe për moshën e të bërit synet ka pasur gjithnjë mendime kundërthënëse, por që koha e ka dëshmuar që procedura duhet të kryhet gjatë fëmijërisë së hershme. Arsyet janë disa. Ekziston një dritare psikologjike tek fëmijët në lidhje me gjininë e tyre. Ata nuk janë të vetëdijshëm për përkatësinë seksuale të tyre deri në moshën 4-vjeçare. Pas kësaj periudhe ata e konceptojnë atë që janë dhe e dinë dallimin esencial midis dy gjinive. Përveç kësaj, kujtesa e tyre tani funksionon dhe ata do të jenë në gjendje ta kujtojnë tërë jetën aktin e të bërit synet e që ndonjëherë mund të manifestohet edhe me ankth.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.