“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: A kurohet steriliteti mashkullor?
Përgjigjet mjeku: Steriliteti mashkullor ka shumë shkaqe. Fillimisht duhet ditur shkaku dhe pastaj të thuhet se sa është i mundur të realizohet kurimi.
Kështu që fillimisht pacienti duhet të paraqitet tek mjeku androlog (nëse e ka të pamundur të kontaktojë me andrologun, atëherë mund të paraqitet tek mjeku urolog) dhe të kryejë ekzaminimet përkatëse të rekomanduara për të gjetur shkakun.
Pastaj do të dihet se si mund të vazhdohet me kurimin.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.