MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A mund të kthehet alergjia në astmë bronkiale?

07.07.2020 - 06:47

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: A mund të kthehet alergjia në astmë bronkiale?

Mjeku:  Alergjitë janë një grup sëmundjesh të cilat janë shtuar shumë kohët e fundit si pasojë e  faktorëve të jashtëm, të cilët kanë të bëjnë kryesisht me zhvillimin e shoqërisë.

Sëmundjet alergjike zakonisht prekin disa sisteme, përmendim këtu rrugët e sipërme respiratore siç është hunda, e cila preket nga riniti alergjik. Nëse nuk trajtohet riniti alergjik, pas një farë kohe kthehet në astmë bronkiale. Shpeshherë këta pacientë duke mos njohur simptomat drejtohen tek mjeku otojatër, i cili i mjekon për një farë kohe dhe bëhen mirë, por sapo mbarojnë mjekimin sëmundja kthehet përsëri dhe pacientët vazhdojnë po të njëjtën rutinë, ose vetëmjekohen në farmaci.

Kjo është shumë e gabuar sepse mjeku otojatër mjekon simptomat, por nuk gjen dot shkakun. Duke marrë një mjekim të tillë, këta pacientë jo vetëm që nuk përmirësohen, por dëmtojnë dhe mukozën e gojës.

Në momentin që shkon tek mjeku alergologu, jo vetëm që  diagnostikohet saktë,  mjekohet saktë, por dhe parandalohen pasojat e mëvonshme, sepse, siç dihet, riniti alergjik në 70- 80% të rasteve kthehet në astmë bronkiale.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.