MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A ndikojnë problemet me jashtëqitjen në obezitet?

03.07.2020 - 10:46

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: A ndikojnë problemet me jashtëqitjen në obezitet?

Mjeku: Problemi i mbipeshës apo obeziteti ka të bëjë me sistemin e tretjes, pra çfarë konsumojmë ne në vlera kalorike dhe si treten ato në metabolizmin e tij. Unë mendoj se nëse rregullojmë sistemin e tretjes dhe të jashtëqitjes, mund të shmangim obezitetin.

E para që duhet të bëjnë njerëzit, është të ushqehen me një kuzhinë mesdhetare që përmban shumëllojshmëri të produkteve ushqimore dhe ushtrimet fizike. Por duhet të rregullojmë dhe shtesat ushqimore dhe të përdorin çajra bimore. Mund të përmendim këtu mollën e egër. Nga kjo ne marrim acide organike, por edhe disa mikroorganizma që na lehtësojnë tretjen.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.