MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A shkaktojnë zhurmat depresion?

12.07.2020 - 12:09

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A shkaktojnë zhurmat depresion?

Përgjigjet mjeku: “Efekti i dytë që shkaktojnë zhurmat është efekt psikologjik, i cili shoqërohet me uljen e nivelit intelektual, uljen e gjendjes emocionale, me çrregullim nervor etj. Kjo ndodh sepse zhurmat bëjnë që të humbasë përqendrimi dhe për pasojë krijohet irritimi tek individët”.

Sipas mjekut, në vendin tonë njerëzit kanë vite që nuk kujdesen më për zhurmat dhe efektet e tyre negative në shëndet. “Ndodh që në ambientet e punës, kur u thua punëtorëve që duhet të mbash kufje për t’u ruajtur nga intensiteti i lartë i zhurmës, sepse të dëmton, i duket si çudi dhe bezdi. Pra, në vendin tonë nuk ekziston një edukatë e të ruajturit të shëndetit vetjak. Shpeshherë puna është ambienti i parë që mund të na shkaktojë dëmtime në dëgjim.

“Kur tek ne paraqiten raste me probleme në dëgjim, pyetja e parë që ne i drejtojmë është se ku ka punuar, prandaj duhet të jemi të kujdesshëm ndaj vetes”.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.