MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A të shëndosh pilula kundër shtatzënisë?

24.07.2020 - 07:13

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: A të shëndosh pilula kundër shtatzënisë?

Përgjigjet mjeku: Është shumë e vështirë të përgënjeshtrosh një informacion që tashmë i është ngulitur në kokë gjithë opinionit publik. Një nga mitet e pilulës është se po more pilulën, do të shtosh në peshë. Sipas një morie studimesh të verbra (domethënë ata që iu nënshtruan studimeve nuk dinë emrin e produktit që po testojnë në mënyrë që të mos ndikohen), është vërtetuar shkencërisht se mbipesha nuk është efekt dytësor i pilulës. 95% deri në 99% e grave nuk e kanë problem. Disa humbasin peshë, të tjera shtojnë dhe të gjitha ia vënë fajin pilulës.

Ka shumë mundësi që argumenti i cili mbron idenë se po të mendosh që do të shtosh në peshë, do të shtosh vërtetë, deri diku qëndron. Ka edhe disa ndryshime në sjellje që kalohen pa u vënë re. Për shembull, kur fillojmë të marrim pilulën dhe shtojmë në peshë, ia vëmë fajin “pilulës së gjorë”. Disa paciente më kanë thënë se fillojnë të mendojnë gjëra të tilla si: “punë e madhe, po e ha një fetë tortë, po shëndoshem që po shëndoshem nga pilula”.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.