MENU
klinika

Çfarë ndodhi?

Ambasadorët Yuri Kim, Soreca dhe Norman takim me Bashën në selinë blu

28.07.2020 - 08:14

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të zhvillojë sot një takim në orën 10:00 me tre ambasadorët e SHBA, BE-së dhe Britanisë së Madhe.

Më konkretisht në takim me kreun e PD-së do të jenë ambasadorja e Amerikës Yuri Kim, ambasadori i BE-së Luigi Soreca dhe ambasadori i Britanisë Duncan Norman.

Takimi mes përfaqësuesve të këtyre institucioneve do të zhvillohet në Selinë e PD-së, ndërsa do të marrin pjesë edhe aleatët e saj.

Edhe pse për momentin nuk bëhet me dije tema e diskutimit me shumë mundësi do të jetë reforma zgjedhore dhe ndryshimet kushtetuese, të cilat me shumë siguri do miratohen në dy seancat e fundit të kuvendit.