Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Shkodër-Bardhaj vendi quajtur ura e Bardhajve.
Drejtuesi i një mjeti tip Alfa Romeo ka humbur kontrollin duke u përplasur me një mur, dhe si pasojë ka dëmtuar dy shtetas në trotuar.
Ata janë L. H. 28 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër. Gjithashtu është dëmtuar shtetasi D. K. 42 vjeç, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër.
Pas aksidentit drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja dhe policia po punon për kapjen e tij dhe zbardhjen e dinamikës.
Njoftimi i policisë
Shkodër/Informacion Paraprak
Më datë 06.07.2020, rreth orës 17:20, në rrugën Shkodër-Bardhaj vendi quajtur ura e Bardhajve, mjeti tip Alfa Romeo, ka humbur kontrollin mbi mjetin duke u përplasur me një mur, si pasojë ka dëmtuar dy shtetas në trotuar të cilët janë L. H. 28 vjeçe e cila ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër, si dhe është dëmtuar shtetasi D. K. 42 vjeç, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit si dhe po punohet për kapjen e drejtuesit te mjetit i cili është larguar nga vendi ngjarjes.