Sekretari i Përgjithshëm i PArtisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha në fund të mbledhjes së Këshillit Politik se Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama kërkojnë të rihapen çështje, që u nënshkruan nga të gjitha palët politike në marrëveshjen e 5 qershorit.
Bardhi deklaroi se gjithë orën e parë të mbledhjes së Këshillit u kthye edhe njëherë diskutimi tek administrata zgjedhore. Mes të tjerash, numri dy i PD theksoi se në mbledhje i është kërkuar Ramës informacion mbi angazhimin e tij për miratimin pa ndryshime të marrëveshjes së 5 qershorit.
“Për gjashtë muaj Këshilli Politik ka qenë një punë të vijueshme për të dakrdësuar vështjet që lidhen me zgjedhjet. Më 5 qershor të gjitha palët nënshkruan një marrëveshje. Sot kërkuam informacion nga Rama mbi angazhimin e tij për miratimin pa ndryshime të kësaj marrëveshje në Kuvend, se kur do të ndodhë miratimi i saj. Nuk kemi marrë përgjigje gjatë takimit se kur miratohet pa ndryshime. Së dyti, dua të konfirmoj që ne i qëndrojmë marrëveshjes së 5 qershorit. Nga ajo marrëveshje të gjitha palët nuk moirën gjithcka kërkuan, por u mbështet nga partnerët tanë. Sot na u konfirmua që ne do duhet të rihapim edhe njëherë cështje që i kemi nënshkruar në marrëveshjen e 5 qershorit.
Ne thamë se nuk mund të hedhim në kosh punën gjashtëmujore. Nuk mundemi pas 6 muajsh të rihapim cështje. Na u pohua se PS kërkon të rihapë cështje, për të cilat kemi rënë dakord. Një orë diskutimi i parë në Këshill u kthye tek administrata zgjedhore. Ne kemi qenë seriozë në këtë proces, kërkojmë që edhe palët tjera të jenë serioze. Çështja e marrëveshjes së 5 qershorit është kusht për procesin e integrimit. Ka një apel të të gjithqë faktorit ndërkombëtar për të ruajtur dhe mos prekur këtë marrëveshje. Ajo që na u pohua në takim për ne është e papranueshme”, deklaroi Bardhi.