MENU
klinika

“Paaftësia e qeverisë Rama për t’i ardhur në ndihmë, vrastare për biznesin e vogël”

Basha flet për planin ekonomik të PD: Do të heqim të gjitha taksat dhe tarifat lokale

26.07.2020 - 11:09

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, tha se biznesi i vogël ndodhet sot në vështirësi ekonomike, si pasojë e “paaftësisë së qeverisë Rama për t’i ardhur në ndihmë”.

Me një shënim në facebook, Basha shkruan se shumë biznese të vogla kanë mbyllur aktivitetin, duke lënë pa punë mijëra familjarë.

Kryeopozitari ka folur edhe për planin ekonomik të PD, ku tha se ka në themel të tij mbështetjen dhe nxitjen e bizneseve të vogla.

“Plani ynë ekonomik ka në themel të tij mbështetjen dhe nxitjen e bizneseve të vogla si gjenerator të punësimit të shqiptarëve. Një taksë e vetme sa 0.5% e xhiros, dhe do të heqim të gjitha taksat dhe tarifat lokale, për të luftuar informalitetin, për të rritur fitimin dhe për të nxitur punësimin. Karantinimi i çdo inspektoriati për 1 vit, deri në një reformë të vërtetë të standarteve europiane, do të zhdukë terrorin e bandave të inspektoriateve dhe do të rivendosë dinjitetin dhe lirinë e sipërmarrjes“, shkruan Bashe mes të tjerash.

Postimi i plotë:

Paaftësia e qeverisë Rama për ti ardhur në ndihmë ekonomisë në këtë kohë krize të thellë, është vrastare për biznesin e vogël i cili punëson 70% të shqiptarëve. Ritmet e mbylljes së bizneve të vogla po rriten cdo muaj. Sot ato po ulin masivisht qepenat duke lënë pa punë mijëra familjarë prej taksave të larta, korrupsionit dhe tarifave të shumta të pushtetit lokal.

Plani ynë ekonomik ka në themel të tij mbështetjen dhe nxitjen e bizneseve të vogla si gjenerator të punësimit të shqiptarëve. Një taksë e vetme sa 0.5% e xhiros, dhe do të heqim të gjitha taksat dhe tarifat lokale, për të luftuar informalitetin, për të rritur fitimin dhe për të nxitur punësimin. Karantinimi i çdo inspektoriati për 1 vit, deri në një reformë të vërtetë të standarteve europiane, do të zhdukë terrorin e bandave të inspektoriateve dhe do të rivendosë dinjitetin dhe lirinë e sipërmarrjess.

Shqiptarët meritojnë dhe do të kenë një qeveri që me përgjegjshmëri dhe seriozitet do ti kthejë frymëmarrjen ekonomisë sonë. #ditemetemira