Kreu i PD, Lulzim Basha i ka bërë apel qeverisë që të marrë menjëherë urgjentisht masat për të siguruar vaksinën e gripit falas për gjithë popullsinë në vjeshtë. Sipas Bashës, kjo masë do të mbronte shqiptarët nga gripi stinol dhe komplikacionet e saj, por nga ana tjetër në sajë dhe të pandemisë nga COVID-19 do të ndihmohej sistemi shëndetësor për ta patur të gjithin në dispozicion të pacientëve me koronavirus.
Basha shton se vaksinimi kundër gripit, falas për të gjithë këtë vjeshtë do të ishte një masë shumë e rëndësishme, Lideri i opozitës gjithashtu u drejtohet me një mesazh qytetarëve që të marrin masat e duhura për disancimin social, maskën për të mbrojtur veten dhe familjen.
Por nga ana tjetër sipas tij, duhen rritur domosdoshmërisht kapacitetet e testimeve për të lehtësuar sa më shumë sistemin shëndetësor, mjekët dhe infermierët.
STATUSI NGA LULZIM BASHA
Me një situatë pandemie që fatkeqësisht rëndohet përditë, ne duhet të marrim të gjitha masat e duhura për të lehtësuar sa më shumë sistemin shëndetësor dhe mjekët dhe infermierët që janë përditë në vijën e parë të betejës me virusin.
Përveç zbatimit të masave të distancimit social, mbajtes së maskës dhe higjenës si dhe rritjes së domosdoshme të kapaciteteve të testimit, qeveria duhet te marrë urgjentisht masat dhe të sigurojë vaksinën e gripit falas për të gjithë popullsinë në vjeshtë. Kjo do të mbronte shqiptarët nga influenca e stinës dhe komplikacionet e saj, dhe do të ndihmonte sistemin tonë shëndetësor për ta patur atë të gjithin në dispozicion dhe të përgatitur për ta përballuar pandeminë covid-19.
Secili prej nesh duhet të bëjë detyrën për të mbrojtur veten dhe familjen e tij. Ndërsa qeveria duhet të bëjë gjithcka ka në dorë për të mbrojtur njerëzit në këto kohë të vështira! Vaksinimi kundër gripit falas për të gjithë këtë vjeshtë, është një masë shumë e rëndësishme për shëndetin e shqiptarëve!