MENU
klinika

COVID-19

BE i dhuron sot Kosovës 6 mijë teste dhe pajisje mjekësore

02.07.2020 - 07:04

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë do t’i dhurojë Kosovës 6 mijë komplete testimi për koronavirus, si dhe pajisje të tjera shëndetësore. Bëhet fjalë për 90 shtretër spitalorë dhe 67 mijë maska dhe pajisje tjera mjekësore.

Nga kjo zyre kanë bërë të ditur se ky donacion do t’i dorëzohet sot Ministrisë së Shëndetësisë. Mësohet se shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostova, do t’ia dorëzojë këtë donacion ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj.

“Nataliya Apostolova, Udhëheqëse e Zyrës së BE-së në Kosovë, do t’i dorëzojë Ministrisë së Shëndetësisë 6,000 komplete testimi për COVID-19, 90 shtretër spitalorë, mbi 67 mijë maska dhe pajisje të tjera mjekësore në mbështetje të sistemit shëndetësor. Dërgesa përfshin edhe 350 oksimetra pulsi në gisht dhe 5 defibrilatorë me pacemaker dhe karrocë”,- thuhet në njoftim. Donacioni në fjalë kap vlerën e rreth 800 mijë eurove si ndihmë e BE-së për Kosovën.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi