15.07.2020 - 14:31
Komision Europian ka këshilluar vendet anëtare të BE të nisin sa më shpejt vaksinimin për gripin sezonal të vjeshtës që tani në verë.
Sipas KE, me një masë të tillë do të ndalej mbingarkimi i spitaleve me pacientë të gripit sezonal së bashku me ata të infektuar me Covid-19.
Teksa ende nuk është gjetur vaskina për COVID-19, shkencëtarët kanë parashikuar një valë të dytë që në shtator teksa virusi është ende aktiv edhe tani në verë.
Por si masë parandaluese për të ruajtur sistemin shëndetësor, KE sheh që t’i paraprihet të paktën gripit sezonal i cili gjithmonë sjell pacientë në spitale në momentin e tij të shfaqjes.