MENU
klinika

Thirrja e pneumologut

“Bëni vaksinën e gripit, mund të kemi përplasje virusesh në vjeshtë”

10.07.2020 - 07:26

Arjan Mezin është mjeku pneumolog nga spitali Shefqet Ndroqi i cili nuk tha nëse koronavirusi do të rikthehet fuqishëm në vjeshtë, por bëri apel që ata që nuk kanë bërë vaksinën e gripit ta bëjnë. Kjo për të pasur mbrojtje nëse ndodh që gjatë vjeshtës virusi është mes nesh.

Për mjekun Mezini: Në vjeshtë virusi ndoshta do bashkëjetojë me ne dhe është periudha kur kemi edhe virusin e gripit dhe kjo mund ta bëjë më të rëndë situatën.

Mjeku Mezini tha:

Nuk duam të alarmojmë njerëzit. Në vjeshtë ndoshta do bashkëekzistojë me ne, do bashkohen dy lloje infeksionesh respirtatorre.Gjej rastin të them që njerëzit të bëhen koshientë dhe të bëjnë vaksinën e gripit që të jenë të mbrojtur, llogarite që do jetë përplasja e dy viruseve në të njëjtën kohë. Nuk të mbron nga koronavirusi, por të jenë të mbrojtur nga gripi.